E rrallë/ Parashikoi në gjumë ardhjen e Papës Françesku I

Life style

E rrallë/ Parashikoi në gjumë ardhjen e Papës Françesku I

Më: 16 mars 2013 Në ora: 12:18

Duket tamam si një shenjë nga Zoti.Një spanjoll pretendon se është zgjuar nga gjumi muajin e shkuar, duke e ditur se Papa Benedikti XVI do japë dorëheqjen dhe do të zëvendësohet nga një Papë tjetër, i quajtur Françesku.


Alejandro Rodriguez de Cabo, e bëri parashikimin pak orë përpara se Papa Benedikti të jepte dorëheqjen.

E dashura 22- vjeçare e tij, Yolanda de Mena, nga Madridi, madje atë mëngjes të 11 shkurtit postoi një mesazh në Twitter, ku shkruante se çfarë parashikonte i dashuri i saj.

“I dashuri im u zgjua në orën 4 të mëngjesit duke thënë se kishte parë në ëndërr se një Papë i ri, i quajtur Françesku I do zëvendësojë Benediktin, që do japë dorëheqje sot”.

Mesazhi mban orën 12:06 dhe nuk është i manipuluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat