Nelson Mandela ishte komunist, terrorist, racist ?

Life style

Nelson Mandela ishte komunist, terrorist, racist ?

Më: 6 dhjetor 2013 Në ora: 23:44

Menjherë pas lajmit për vdekjen e tij, ne media te ndryshme, digitale dhe te shkruara, filluan konfrontimet e fjalët për të ndërin , , .

Në sajë të ngushllimeve anë e mbanë globit, rrodhën edhe fjalët si: Komunist, terrorist, racist etj. raporton CNN.

Për të qenë i sigurt, ekziston një vijë ndarëse në mes Mahatma Gandhit, Martin Luther Kingut, Jr dhe Mandeles. Përkundër dy të parëve, Mandela nuk ishte gjithmon edhe aq paqësorë sa dukej gjatë këto viteve të fundit të jetës së tij.

Ja se si shprehen në lidhje me 'Mandela-Komunist:

"Para se të përloteni për Mandelën, mbani mend se ai ishte komunist dhe asnjëherë nuk i ndërroi pikpamjet e tij komuniste"

ose

"Pra, Mandela ishte një komunist i cili përkrahu Sadam Hyseinin dhe u bë mik me Gaddafin..."

Nga iniciohen këto shprhje kundrejt Mandelës?

Mandela ishte shpallur komunist nga "udheheqësia e bardhë" e Afrikës së Jugut për shkakun se kishte nisur Levizjen anti-racizëm, titull ky të cilin Amerika, në rrethana të caktuara, e pranoj.

Por cila është e vërteta?

Është fakt që dihet se Nelson Mandela ishte shoqëruar për një kohë të gjatë me Joe Slovo, një komunist mjaft i njohur i kohës, pa të cilin, Mandela shprehet se nuk do të mund të kishte arritur qëllimin.

"Pa Joe Slovo, do të kisha arritur shumë pak" tha ai më saktësisht, ne autobiografinë e tij.

Lëvizje të tilla të përciellura edhe me thënje miqësore në lidhje me komunizmin dhe komunistët e kohës, e radhiten Mandelën si një nga komunistët e asaj periudhe.

Mandela, terrorist?

"Është për tu çuditur fakti që kemi harruar se ai ishte terrorist" shprehet dikush.

ose

" Ju lutem, tregoni pse i keni cekur vetëm veprat e mira në biografinë e Mandelas, kurse i keni lënë jashtë sajë ato të ndryrat me qëllime terroriste?"

Cilat jane faktet ?

Nelson Mandela ishte në listen e zezë të SHBA-së, si terrorist deri në vitin 2008. Bile edhe mbasi ai kishte kryer një mandat prej presidenti ai ishte ende në atë listë.

Nga lista e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mandelën si terrorist, nuk e hoqi as Cmimi Nobel.

Emri i tij u shkruajt në një listë të tillë për shkak se në kohën kur Mandela nisi lëvizjen e tij shekullore, në të njëjtën kohë ishin edhe disa grupe militante, të cilat masakruan njerëz në emër të levizjës të cilë e drejtonte Mandela. Madje, shkuan aq larg sa si viktima të tyre ishin edhe foshnjet, edhe gratë, edhe fëmijët, pa dallim moshe, por me dallim ngjyre.

Por, cila është e Vërteta?

Është e vërtetë që Mandela njëherë u gjendë në një situate ku në mes dy të kqijave iu duhet të zgjidhte një më të mirë. Të dorëzohej ose të luftonte.

Një historian Jugoafrikan thotë se Mandela nuk kishte mundësi të planifikonte asnjë nga sulmet terroriste të kohës, përshkak se ishte gjithmone në "ikje".

Megjithatë, Mandela e ndërroj mendimin e tij në lidhje me ndryshimin e gjërave me anë të dhunës gjatë viteve 70ta.

Rebeli u transofrmua në Paqësorë.

Mandela, racist ?

"Si mund ta injorojmë faktin që Mandela dikur këndonte këngën "le të vrasim të bardhët"

ose

"Nëse lëvizja ishte kundër racizmit, si është e mundur që vet Mandela u bë racist kundër të bardhëve"

Cilat janë faktet ?

Mandela, ishte 'daullisti' kundër suprimitetit të të bardhëve, gjithashtu edhe kundër 'shtetit të bardhë'

Cila ishte e Verteta ?

Edhe pse Mandela ishte kundër 'Forcës së Bardhë' e cila po i nënshtronte të zinjët, ai kurr nuk i urrejti të bardhët.

Joe Slovo, njeri nga miqt më të mirë të Mandelas, ishte i bardhë.

Gjithmon, insistoj në një pajtim në mes të bardhëve dhe të zinjëve.

Kjo, edhe e bëri Nelson Mandelën, të marr cmimin Nobel për Paqe.BS (shz)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat