Shkolla që ndaloi fundet, tani ndalon edhe pantallona të ngushta

Life style

Shkolla që ndaloi fundet, tani ndalon edhe pantallona të ngushta

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 10:05

Një drejtoreshë e një shkolle, e cila kishte ndaluar rreptësisht të gjitha fundet, sepse mësuesit meshkujt janë ishin të“hutuar” , ka dërguar vajzat në shtëpi që në ditën e parë të vitit të ri, pasi pantallonat e tyre ishin shumë të ngushtë.

Në korrik, Rowena Blencowe tha se ishte ngopur duke i larguar vajzat për fundet e shkurtra.

Por, ajo tani ka ardhur në të njëjtin pozicion edhe njëherë, pasi ka larguar vajzat edhe këtë javë, në shkollën e lartë Trentham, Stoke on Trent.

Çuditërisht, stafi ka inspektuar nxënësët në portat e shkollës për të vendosur nëse pantallonat e tyre ishin tepër të ngushtë.

Studentët kanë mbajtur disa mësime dhe janë kërcenuar me izolim nësë ato refuzojnë të shkonin në shtëpi për të ndërruar pantallonat.

Harriet Dale, 15 vjeçare tha: ” Së pari shkolla na ndaloj fundet, tani ne kemi të drejtë vetëm pantallona”.

“Është me të vërtetë e pakëndshme të ecim nëpër korridoret e shkollës, dhe mësuesit të kërkojnë nga ne të endemi poshtë e lart. Unë nuk jam e vetmja që mendon kështu”, shtoi ajo.

Por drejtoresha e shkollës, Rowena Blencowa ka hedhur poshtë pretendimet, se udhëzimet e shkollës jan të paqarta.

Ajo tha se nxënëset duhet të veshin pantallona të zi të përshtatura me shkollën, e jo xhinse të ngushtë, pantolla pambuku apo funde të shkurtra.

Blencowe shtoi: “Pjesa më e madhe e nxënësve u kthye në shkolle më rroba të përshtatshme”.

“Por ishte një pakicë që nuk i janë përmbajtur rregullave, ishin dhjetë në total”, shtoi ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat