Shën Valentini festohet edhe në Kosovë me dhurata e muzikë

Life style

Shën Valentini festohet edhe në Kosovë me dhurata e muzikë

Më: 14 shkurt 2016 Në ora: 08:24

Shën Valentini është ditë e të dashuruarve, e cila ka vite që po festohet edhe në Kosovë. Nga lulet deri te dhuratat më të ndryshme tanimë janë blerë dhe zbuluar nga qytetarët, megjithatë ka edhe nga ata që nuk e festojnë, pasi nuk ua lejon feja apo thonë se të dashuruar janë çdo ditë.

Për këtë ditë dhurohen dhurata nga më të ndryshmet duke ndarë në mënyrë të veçantë atë dashurinë të cilën e kanë ndjerë për muaj me radhë deri në datën e 14 shkurtit.

Në sheshin e kryeqytetit ka filluar shitja e luleve. Kurse, lokalet e stolisura tanimë kanë filluar shitjen e gjërave të ndryshme që të dashuruarit do t’i dhurojnë.

Po ashtu, edhe kafiteritë dhe restorantet e ndryshme në kryeqytet kanë organizuar mbrëmje muzikore për mysafirët.

Flaka Braha nuk sheh ndonjë të veçantë tek “Shën Valentini”, pasi që ajo e ka çdo ditë “Shën Valentin”.

Braha : Çdo ditë është “Shën Valentin”

“Çdo ditë është “Shën Valentin” kështu që nuk ka nevojë”, ka thënë Braha.

Ndërsa Erla Anda Diçi, një bylyzyk floriri e ka cilësuar si më të veçantë n nga dhuratat që ajo i ka marrë ndër vite.

Anda Diçi: Bylyzyk floriri, dhurata më e mirë që e kam marr

“Më e mira, më e shtrenjta një bylyzyk floriri”, ka thënëAnda Diçi.

Teuta Ramadani, e pyetur nëse e feston ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin”, ka thënë për KP se nuk e feston këtë ditë pasi që nuk është festë e fesë së saj, fesë islame.

Ramadani : Nuk e festoj Shën Valentinin

“Jo nuk e festoj. Nuk e festoj se tash pas luftës këta e kanë qit, e na feja islame këto nuk i kemi bo. Nuk jam kundër asgjë, është ditë e të dashuruarve por me festuar nuk e festoj” ka thënë Ramadani.

Kurse, një qytetare si dhuratë të sajën më të veçantë ka cilësuar një majmun lodër, me t ë cilin edhe e bënë gjumin.

Qytetarja : Dhurata më e mirë, një majmun i madh

“Dhurata më e mirë që më pëlqen mu që e kam marr është një majmun i madh, shumë i madh. Për atë edhe flejë me to”, ka thënë ajo.

Kurse, Sheri e ka bërë një dhuratë të cilën vetëm bashkëshorti i saj dijë ta vlerësoj.

Sheri: Kam bërë një dhuratë të veçantë

“Unë më të mirën ia kam bërë një dhuratë të veçantë që veç ai ka ditë me vlerësuar”, tha Sheri.

Një vajzë nga i dashuri i saj këtë “Shën Valentin”, do ta marr një xhaketë, pasi që i dashuri saj e zbuloi dhuratën që e ka përgatitur për të.

Qytetari: “Ia kom ble një jakne”, tha qytetari.

Dita e Shën Valentinit thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin, ku ai bëri martesë ilegale dhe u burgos, kurse roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë. Ata të dy u dashuruan në njëri-tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës një letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit, duke u bërë kështu një ditë që festohet në shumë vende të botës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat