PDSH zgjedh Isen Shabanin kandidat për Vrapçishtin - Bota Sot
PDSH zgjedh Isen Shabanin kandidat për Vrapçishtin

Maqedonia

E enjte, 25 gusht 2016

PDSH zgjedh Isen Shabanin kandidat për Vrapçishtin

Më: 17 shtator 2012 Në ora: 15:21

Partia Demokratike Shqiptare Dega në Vrapçisht ka zgjedhur Isen Shabanin për kandidat në Komunën e Vrapçishtës në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Në Kuvendin Zgjedhor të mbajtur mbrëmë, është zgjedhur në mënyrë unanime edhe lista e këshilltarëve për këtë komunë, për bartës të së cilës është zgjedhur Nexhadi Vejseli.
Kandidati për kryetar komune, Isen Shabani, është zotuar përpara kuvendarëve të pranishëm se do të gjejë zgjidhje për problemet që preokupojnë banorët e kësaj zone, ndërsa ka kritikuar qeverisjen e tanishme të Komunës.
“E ndërmora këtë hap të rëndësishëm, bashkë me Partinë Demokratike Shqiptare dhe me ju këshilltarë të nderuar që t’i themi mjaft më këtij pushteti lokal që nuk është afër popullit dhe nuk ofron zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet populli. Për fat të keq, ky pushtet lokal për një dekadë të tërë nuk arriti të realizojë asnjë projekt në të mirë tonën. Asnjë premtim që dha nuk e mbajti. Prandaj e pranova këtë kandidaturë, sepse jam i bindur thellë që kjo gjendje mund të ndryshohet bashkërisht nga të gjithë ne. Ne kemi vizionin tonë dhe planet tona për të përmirësuar jetën dhe për të zhvilluar komunën”, ka deklaruar Shabani.
I pranishëm në punimet e Kuvendit Zgjedhor ka qenë edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili ka ripërsëritur arsyet përse duhet votuar opsioni i PDSH-së.
“Ju e dini se na kanë sulmuar se jemi bërë të mërzitshëm me çështjen kombëtare, duke përmend çështjen kombëtare duke përmend shqiptarinë, shpjegoni se çështja kombëtare ka të bëjë prej te buka e gojës, oborri i shtëpisë, shtëpia si duhet, kanalizimi si duhet, infrastruktura si duhet shkolla si duhet, universiteti si duhet, parandalimi i ikjes së të rinjve, parandalimi i shkatërrimit të territoreve shqiptare. Qëndrimi i PDSH-së është qëndrim shumë i drejtë dhe shumë i lirë, pa dyshim se për ta vërtetuar këtë qëndrim tonë kemi kaluar nëpër periudha shumë të rënda dhe shumë të vështira, megjithatë sot bashkërisht duhet të jemi krenarë se ky popull ka prodhuar një forcë politike vërtet shqiptare e cila nuk gjunjëzohet”, ka theksuar Thaçi. Zh.mk

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test