Osmani: 'Bejta mashtroi për objektin Llovec'

Maqedonia

Osmani: 'Bejta mashtroi për objektin Llovec'

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 09:22

Kreu i Komunës së Gostivarit Rufi Osmani sot edhe njëherë ka akuzuar Ministrin e Pushtetit Lokal Nevzat Bejta se është përgjegjës për rrënimin e objektit 8 katësh ‘Llovec’ në Gostivar. Fakti se investitori është manipuluar, e tregon edhe çështja e detyrimit të investitorit që të paguajë paradhënie detyrimet komunale, edhe për 5 kate të tjera, me pretekstin se në të ardhmen do t’i jepet leja për katet shtesë, sipas Osmanit dëshmon se ish kreu i Gostivarit qëndron pas këtij mashtrimi. “Që nga Prilli i 2009 kur unë morra postin e kryetarit të komunës objekti Llovec ballafaqohej me problem përkundër faktit që kishte një leje ndërtimi p+2, ndërsa kishte tejkaluar kornizat e bazuara në ligjin në fjalë, dhe njëkohësisht nga ish kryetari I Komunës dhe drejtori Rafet Jakupi I ndërmarrjes publike, pronarët e këtij objekti ishin detyruar që të paguajnë avance shtesë në bazë të kontratave joligjore, në emër të një premtimi që ata I kanë dhënë që do ti mundësojnë ndërtimin edhe për plus 5 kate të tjera. Kjo ministri e ka për detyrë të sqaron pse priti 18 muaj për rrënimin e 5 kateve pa leje të objektit”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit. Ndërsa sa i përket debatit televiziv që i ofroi televizioni Alsat M në emisionin Rruga Drejt, lidhur me problemin në fjalë, Osmani thotë se një debat i tillë do të ishte i mundur por vetëm nëse në të do të merrnin pjesë edhe ministri i Transportit dhe pronari i Objektit. “Unë kam qenë dhe jam në disponim për ballafaqim në cilindo medium qoft elektronik apo të shkruar por dua që ky ballafaqim të ketë në prezencë edhe ministrin aktual të transportit drejtorin e inspektoratit shtetërorë të ndërtimit pronarin e objektit ‘Llovec’, dhe ish kryetarin e komunës aktualisht ministrin për pushtet lokal. Vetëm përmes ballafaqimit të kësaj natyre mundë të del në sipërfaqe e vërteta e plotë për këtë rast”, tha Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit. Kreu i Komunës së Gostivarit, po ashtu ka njoftuar përmes konferencës se kohëve të fundit ka marrë një numër të madh mesazhesh kërcënuese nga numra telefonik dhe persona të panjohur, e po ashtu ka porositur edhe investitorët e Llovecit dhe investitorë të tjerë, që të bëjnë publike rastet e kërcënimeve dhe korrupsionit që iu bëhen nga Ministritë dhe Inspektorët e ndërtimit. Ndërkaq, ALSAT-i vërejti sot, se rrënimi i 5 kateve të objektit, ishte ndërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat