Të premten duhet të votohet besim i Qeverisë me nismë të LSDM-së

Maqedonia

Të premten duhet të votohet besim i Qeverisë me nismë të LSDM-së

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 21:25

Grupi i deputetëve të LSDM-së pasdite e shtroi nismën për votimin e besimit të Qeverisë. Sipas nenit 92 të Kushtetutës, votimi për besimin e Qeverisë bëhet pas skadimit të tre ditëve nga shtrimi i çështjes për besim. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski seancën e caktoi për të premten paradite.

Lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski të shtunën në mitingun në Manastir e paralajmëroi nismën, ndërsa sot në konferencë për shtyp pas takimit me bllokun opozitar e konfirmoi. Shkaqet për shtrimin, sipas tij, janë konfrontimi dymujor midis partnerëve qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, me çka, siç tha, rrezikohen marrëdhëniet ndëretnike dhe integrimet e vendit.

Për herë të fundit votimi i besimit të Qeverisë ishte më 7 qershor të vitit 2007, kur kryetar i Parlamentit ishte Lubisha Georgievski, ndërsa kryeministër Nikolla Gruevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat