Shënohet viktima e tretë nga ‘Ethet e Nilit’

Maqedonia

Shënohet viktima e tretë nga ‘Ethet e Nilit’

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 09:24

Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka shënuar viktimën e tretë në Maqedoni. Drejtori i Klinikës infektive në Shkup Xvonko Milenkoviç njoftoi vdekjen e fëmijës të moshës dy vjet e gjysmë, i cili prej të paktën dy javësh kurohej pranë kësaj klinike.
“Bëhet fjalë për një manifestim të rëndë klinik të një sindromi të rëndë klinik, për të cilën ende hetohet lidhja mes gjetjes pozitive të antitrupave për virusin shkaktar “Ethet e Nilit’ dhe vet manifestimit klinik të sëmundjes. Pacienti i mitur kishte kohë që trajtohej në Klinikën e fëmijëve në Shkup, në gjendje të rëndë”, tha Xvonko Milenkoviç, drejtor i Klinikës infektive.
Ndërkohë Izeir Sali nga Shkupi ka shprehur akuza në drejtim të Klinikës infektive. Ai thotë se nuk është aspak e vërtet që nëna e tij 83 vjeçare, viktima e dytë nga Ethet e Nilit, sipas klinikës, të ketë vdekur pikërisht nga ky virus. Sali thotë se nëna e tij vuante nga probleme të zemrës, diabetit dhe kishte përjetuar një hemorragji cerebrale.
“Nëna ime nuk ka vdes prej asaj sëmundje por ka vdekur se ka pas sulm në kokë. Ai mjeku që ka qënë atë natë kur ka vdekur nëna ime, ka qenë një mjek si më përgjegjës, ai më ka thënë se ka vdekur prej sulmit në kokë e tash kur ma kanë dhënë dokumentacionin më kanë thënë se ka vdekur prej etheve, këtu është një lajm shumë i keq për neve. Tash unë edhe në shtëpi nuk mund të pres njerëz se njerëzit kanë frikë se mos ka insekte”, tha Izeir Sali, banor i Shkupit.
Izeri Sali mohoi zërat në media se gjoja, shtëpia e tij është dezinfektuar me urdhër të autoriteteve. Ndërkaq, për pretendimet e rij, sot drejtori i Klinikës Infektive Xvonko Milenkoviç tha se për çdo pacient të prekur nga virusi Ethet e Nilit ekziston raport mjekësor që konfirmon shkakun e vdekjes.
“Do të kishte qenë mirë që cilido që shfaqë dyshime për ndonjë gjë, të drejtohet në institucionin ku mjekët janë kujdesur për pacientin dhe, të marrë nga ata raport real për gjendjen dhe shkakun e vdekjes. Gjithashtu, ne për çdo pacient, japim dokument ku shënohet edhe arsyeja e vdekjes. Konkretisht them se nuk kam njohuri për cilin rast bëhet fjalë”, tha Xvonko Milenkoviç, drejtor i Klinikës infektive.
Nga Klinika Infektive, thonë se nuk janë shfaqur më raste të reja të dyshuara për prekje nga virusi Ethet e Nilit. Për momentin në Klinikën e fëmijëve është shtruar një i mitur, me formë më të lehtë të sëmundjes, ndërkohë që dy të tjerët që u kuruan në Klinikën infektive janë lëshuar në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat