Konferencë ndërkombëtare për institucionet nacionale për të drejta të njeriut - Bota Sot
Konferencë ndërkombëtare për institucionet nacionale për të drejta të njeriut

Maqedonia

E hënë, 25 korrik 2016

Konferencë ndërkombëtare për institucionet nacionale për të drejta të njeriut

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 18:32

Rekomandimet për politika të zbatuara të bazuara në dëshmi në krijimin e modelit për institucionin kombëtar për të drejta të njeriut në Maqedoni në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, me qëllim të marrjes së akreditimit me status "A". Këtë duhet ta ofrojë diskutimi nga konferenca ndërkombëtare "Institucionet kombëtare për të drejta të njeriut dhe promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor", që mbahet prej sot në Shkup.

Pjesëmarrësit në konferencë - prokurorët publikë, përfaqësues të komisioneve dhe nismave për të drejta të njeriut, ekspertë..., diskutojnë për gjendjet dhe sfidat lidhur me të drejtat e njeriut dhe modelet institucionale të institucionet kombëtare, me fokus në modelin më efektiv për një institucion të këtillë në Maqedoni dhe në rajon, me ndjekjen e Parimeve të Parisit.

Sipas drejtimeve të studimeve të Qendrës për hulumtime rajonale dhe bashkëpunim, organizator i konferencës, në Maqedoni ekzistojnë më shumë mundësi për përmirësimin e institucioneve kombëtare për të drejta të njeriut në lidhje të standardeve ndërkombëtare ekzistuese. Shumë prej problemeve me të cilat ballafaqohen dy institucionet kombëtare për të drejta të njeriut në Maqedoni, Avokati i popullit dhe Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi, sipas vendosjes së tyre momentale janë të ngjashme (promovimi, arsimi dhe ngritja e vetëdijes, popullariteti dhe kushtet për përzgjedhje, mjetet...).

"Për qasjen strategjike drejt problemeve është e nevojshme të hapet proces i konsultimit të gjerë publik për reformim të sistemit për të drejta të njeriut dhe të mbështetet me vullnet të fuqishëm politik dhe garanci të rëndësishme për zhvillimin e procesit. Për këtë arsye duhet të shqyrtohet mundësia për ndryshime afatshkurtra dhe në afat të mesëm, veçanërisht në pikëpamje të resurseve të disponueshme, pavarësinë dhe pluralitetin e këtyre institucioneve", thuhet në drejtimet e studimeve, të përpunuara në kuadër të projektit "Zgjidhja e enigmës institucionale: Cili është modeli i institucionit nacional për të drejta të njeriut për Maqedoninë?".

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush mendoni se i ka bërë vrasjet e pasluftës?
test