Kompanitë austriake të interesuara për eko projekte në Maqedoni - Bota Sot
Kompanitë austriake të interesuara për eko projekte në Maqedoni

Maqedonia

E shtunë, 30 korrik 2016

Kompanitë austriake të interesuara për eko projekte në Maqedoni

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 22:23

Kompanitë e Maqedonisë dhe Austrisë sot kanë mundësi të këmbejnë përvoja dhe të informohen për përparësitë që i ofron Maqedonia për realizimin e projekteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor të biznes takimit "Teknologjitë për mbrojtjen e mjedisit jetësor" që mbahet në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë, Repartit tregtar të Ambasadës austriake në Shkup dhe Odës rajonale të Korushkas nga Austria.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi u bëri thirrje biznesmenëve austriak të investojnë në Maqedoni duke u sqaruar se edhe këtu do të gjejnë partnerë të sigurtë dhe ndershëm për bashkëpunim.

Maqedonia, theksoi ai, i miratoi dhe tërësisht u harmonizua me ligjet nga Bashkimi Evropian, ndërsa në fazën e implementimit na nevojitet mbështetje nga sektori privat, posaçërisht nga vendet anëtare të Unionit e cila i ka implementuar këto standarde.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi u bëri thirrje biznesmenëve austriak të investojnë në Maqedoni

"Me ligjet janë definuar kufijtë dhe parimet për vendosjen e sistemeve për menaxhim me llojet e ndryshme të mbeturinave, por përcaktimi i formës, mënyra dhe operacionet e sistemit janë lënë si zgjidhje të industrisë" theksoi Ademi.

Ai theksoi se implementimi i Ligjit për menaxhim me mbeturinat dhe paketim me mbeturinat përparon dhe se pjesa më e madhe e kompanive në industrinë e shfrytëzojnë mundësinë që vetë të menaxhojnë me ambalazhin e mbeturinave të tyre.

"Besojmë që numri më i madh i kompanive deri në fund të këtij viti do t'i harmonizohen me ligjet nga sfera e mjedisit jetësor, jo vetëm për shkak të shmangies së gjobave, por para se gjithash për shkak të qëllimit të tyre përfundimtar - ruajtjen e resurseve, energjisë dhe mjedisit jetësor në përgjithësi, që besoj se është qëllimi i të gjitha kompanive përgjegjëse shoqërore" theksoi Ademi.

Ai theksoi se për udhëheqje me rajonin planorl Juglindor ka aplikuar vetëm një kompani austriake me të cilën shpreson në kohë sa më të shpejtë të nënshkruhet marrëveshje për koncesion.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi u bëri thirrje biznesmenëve austriak të investojnë në Maqedoni

Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Austrisë në pjesën e ekonomisë është e shkëlqyer tashmë një periudhë të gjatë, vlerësoi kryetari i Odës Ekonomike Austriake nga Korushka Frans Paher, duke theksuar se qëllimi i takimit të sotëm është të zvogëlohen mbeturinat dhe të gjejnë partner në sektorin e mjedisit jetësor.

"Duhet të punojmë në sektorin e energjive ripërtëritëse, përgatitjen e mbeturinave, projektimin, sisteme, vlerësim të stacioneve filtruese për ujërat e zeza" tha Paher.

Drejtori i kompanisë së parë për menaxhim me mbeturina nga paketimi Pakomak, Filip Ivanovski theksoi se që të arrihen qëllimet në pajtim me direktivat e BE-së deri më vitin 2020, duhet të bëhet sistem si të riciklohen apo energjetikisht të shfrytëzohen 60 për qind nga mbeturinat prej paketimi, që të përforcohet rrjeti primar i infrastrukturës komunale që të mundësohet klasifikimi i mbeturinave ku çdo qytetar do të ketë mundësi veçmas t'i hedhë ambalazhet nga mbetruinat e mbetura. Duhet të rritet edhe kapaciteti për klasifikimin sekondar të mbeturinave dhe paralelisht me këto dy punë të ngrihet vetëdija publike në vend për nevojat nga riciklimi i mbeturinave.

"Këto tre punë kërkojnë mjete të mëdha financiare dhe për këtë industria është ajo që në pjesën më të madhe duhet t'i financojë këto projektet përmes Pakomak dhe kompanive të tjera nga ky lloj" tha Ivanovski.

Deri në vitin 2020, ai paralajmëroi se duhet të vendosen rreth 10.00 kontenjerë për klasifikimin e mbeturinave dhe të hapen të paktën tre pika ku do të mblidhet mbeturinat e klasifikuara.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test