Emri, Avramopulos i dërgoi Poposkit propozim memorandum

Maqedonia

Emri, Avramopulos i dërgoi Poposkit propozim memorandum

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 12:30

Ministri grek i Punëve të Jashtme Dimitirs Avramopulos i dërgoi letër me propozim memorandum për mirëkuptim shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki në të cilin përcakton parametrat themelor për zgjidhje të mundshme të pranueshme dhe të cilat duhet të jenë kornizë në të cilat duhet të vazhdojnë negociatat.
"Duke pasur parasysh nevojën për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona në të gjitha nivelet, propozimi përmban parime të përgjithshme për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, respektimi i të cilave është thelbësore në përpjekjet tona ta përforcojmë paqen, presporitetin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë të rajonit tonë. Jam i siguritë se do të pajtoheni me mua, kolegë i nderuar, se kemi për obligim t'u qasemi negociatave për çështjen e emrit me vullnet të mirë dhe në mënyrë konstruktive. Arritja e zgjidhjes së papranueshme të ndërsjellë për këtë çështje shumvjeçare padyshim do të orientoj në normalizimin e tërësishëm të marrëdhënieve tona dhe deri te plotësimin i aspiratave të dy popujve tanë", thuhet në letrën e Avramopulosit.
"Shefat e Zyrës për lidhje në Shkup dhe reparti kompetent në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe përfaqësuesi grek në negociatat, ambasadori Vasilakis, janë në disponim me qëllim që kjo iniciativë të avancohet".
"I bindur se ndajmë ide të sinqertë t'i përforcojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore mes dy vendeve tona dhe në rajon, i nderuar Kolegë, ju lutem pranoni shprehjen e respektit tim të veçantë" përfundon Avramopulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat