Kuvendi nesër do të debatojë për mocionin e Qeverisë

Maqedonia

Kuvendi nesër do të debatojë për mocionin e Qeverisë

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 12:31

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e nesërme të 43-të duhet të debatojë edhe të votojë për mocionin e Qeverisë, me kërkesë të partisë opozitare LSDM.
Sipas kësaj partie, shkak për votimin e mocionit të Qeverisë është, siç elaboruan "konfrontimi dymujor mes partive qeveritare VMRO-DPMNE dhe BDI, me të cilën rrezikohen raportet ndëretnike dhe integrimet e vendit".
Rregullorja kuvendore parashikon çështje për votëbesim të Qeverisë të mund të parashtrojnë të paktën 20 deputetë, në formë të shkruar dhe me elaborim, por mund të parashtrojë edhe kryeministri në formë të shkruar ose gojarisht në seancën e Kuvendit.
Nëse çështjen e parashtrojnë një grup deputetësh, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon deri te të gjithë kolegët e tyre, Qeveria dhe kryetari i shtetit, ndërsa kur çështja për votëbesim të Qeverisë kryeministri e paraqet me gojë në seancën e Kuvendit, kryetari i Parlamentit menjëherë e njofton shefin e shtetit.
Çështja e votëbesimit të Qeverisë mund të tërhiqet deri në fillim të seancës së Kuvendit, në të cilën duhet të debatohet rreth çështjes për mocionin e Qeverisë.
Pasi që është parashtruar çështja për mocion të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë konvokon seancë, e cila duhet të mbahet ditën e tretë nga dita e parashtrimit të çështjes.
Rregullorja kuvendore parashikon që të zhvillohet debat rreth çështjes së ngritur për mocion të Qeverisë. Me këtë rast, të drejtë që ta elaborojë ka një prej deputetëve që e kanë parashtruar çështjen në kohëzgjatje prej të paktën 30 minutave. Rradhitja e deputetëve sipas grupeve të deputetëve dhe deputetët të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve, ndërsa të cilët do të marrin pjesë debat caktohet në marrëveshje të kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve të deputetëve para fillimit të seancës. Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 15 minuta, ndërsa bashkërenduesi i grupit të deputetëve gjithsej 20 minuta. Kryetari i Qeverisë edhe para votimit ka të drejtë t'i drejtohet Kuvendit.
Konform Rregullores, Kuvendi voton për votëbesim të Qeverisë pas përfundimit të ditës së tretë të parashtrimit të mocionit.
Nëse shrfytëzohet mundësia e dytë çështjen e votëbesimit të Qeverisë ta parashtrojë kryeministri gojarisht në seancën e Kuvendit, deputetët votojnë për mocion të Qeverisë në seancën e njëjtë, por pa debat.
Në rast të votohet jo votëbesimi i Qeverisë, kryeministri në Kuvend parashtron dorëheqje në afat prej 24 orëve nga votimi i mosbesimit. Për votimin e mosbesimit të Qeverisë dhe për dorëheqjen e parashtruar, kryetari i Kuvendit menjëherë e njofton presidentin e shtetit.
Rregullorja gjithashtu e rregullon edhe mundësinë që Qeveria, kryetari i Qeverisë ose një anëtar i saj të mund të parashtrojnë dorëheqje. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, parashtrohet deri te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të elaborohet. Dorëheqja e një anëtari të Qeverisë deri te kryetarit i Kuvendit parashtrohet përmes kryetarit të Qeverisë. Dorëheqja e Qeverisë ose e kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon deri te deputetët dhe deri te presidenti i Republikës. Dorëheqjen e një anëtari të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e parashtron deri te deputetët.
Kuvendi në seancën e parë të ardhshme, pa debat, konstaton se kryetarit të Qeverisë, Qeverisë ose një anëtari të Qeverisë, mandati u ndërpritet në ditën e mbajtjes së seancës.
Herën e fundit votim i mocionit të Qeverisë kishte më 7 qershor të vitit 2007, kur kryetar i Parlamentit ishte Lubisha Georgievski, ndërsa kryeministër Nikolla Gruevski. Qeveria atëherë mori votëbesim nga shtëpia ligjdhënëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat