Qeveria e përqendruar në projektet e saj

Maqedonia

Qeveria e përqendruar në projektet e saj

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 15:48

Qeveria është e përqendruar në realizimin e projekteve të saj dhe deri tani nuk ka asnjë nismë që ajo të vihet në sprovë përpara qytetarëve.
Ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë, pas seancës së votëbesimit të së premtes, kur Kuvendi ia dha mbështetjen dhe besimin përbërjes aktuale qeveritare.
“Qeveria është e orientuar në realizimin e projekteve dhe nëse dikush dëshiron të sprovojë besimin e saj tek populli, ekzistojnë mekanizma konkret institucionalë që mund të ndërmerren, kurse në këtë moment nuk ka akte dhe nisma të tilla”, ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandër Gjorgjiev.
Ai ka thënë se problemet që vijojnë në skenën politike kanë për qëllim t’i marrin energjinë dhe ta defokusojnë nga projektet e saj Qeverinë, por ka siguruar se asgjë nuk mund ta ndalë atë në zbatimin e projekteve për të cilat është zotuar.
Zëdhënësi ka rikujtuar mes të tjerash se Qeveria po punon edhe në përmirësimin e legjislacionit zgjedhor, në konsultim me të gjitha partitë politike dhe grupet e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat