Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së

Maqedonia

Wikileaks: Qeveria Gruevski, pranoi zgjidhjen e statusit të UÇK-së

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 15:57

Pohimet e deputetes së Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, se Wikileaks kishte publikuar vitin e kaluar një dokument ku zyrtarët e VMRO-DPMNE-së pranonin të zgjidhnin çështjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së, dalin të vërteta.
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” ka siguruar kabllogramin e Ambasadës së SHBA-së me datë 15 shtator 2007, i klasifikuar si konfidencial, përmes të cilit ambasadorja amerikane Xhulian Millovanoviç, kishte raportuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së 29 Majit mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.
Në këtë kabllogram, Millovanoviç shkruan se zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski dhe shefi i Kabinetit të kryeministrit, Martin Protuger, kishin pranuar në emër të Qeverisë ta zgjidhnin çështjen e ish-ushtarëve të UÇK-së, me garanci që ajo të mos përdorej në funksion të përfitimeve partiake vetëm të BDI-së.
Gjithashtu, në këtë kabllogram, thuhet që përfaqësues të Qeverisë i kishin kërkuar BDI-së të siguronte një listë me emrat e ish-pjesëtareve të UÇK-së me qëllim t’i dëmshpërblinte ata, porse partia e Ahmetit kishte refuzuar të bënte një gjë të tillë nga druajtja se të dhënat mund të keqpërdoreshin nga organet e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat