Memeti: ‘Fëmijët të mos keqpërdoren dhe të mos pengohen të drejtat e tyre’ - Bota Sot
Memeti: ‘Fëmijët të mos keqpërdoren dhe të mos pengohen të drejtat e tyre’

Maqedonia

E mërkurë, 27 korrik 2016

Memeti: ‘Fëmijët të mos keqpërdoren dhe të mos pengohen të drejtat e tyre’

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 14:12

Apeloj dhe rekomandoj deri te të gjithë kompetentët në kuadër të asaj që do të thonë autorizime të tyre ligjore të mos nxisin dhe të mos lejojnë pengimin e të drejtave të njeriut ose keqpërdorimin e tyre për qëllime të tjera sepse fëmijët janë ardhmëria e shoqërisë tonë, theksoi Avokati i Popullit të Republikës së Maqedonisë, Ixhet Memeti, pas tryezës së sotme të rrumbullakët me temë "Liria e të shprehurit". Ai u bëri thirrje ministrit të Arsimit, inspeksionit të arsimit, kryetarëve të komunave, drejtorëve të shkollave dhe prindërve që të jenë të kujdesshëm lidhur me ndërmarrjen e veprimeve të caktuara të cilat, theksoi, sjellin ose i entuziazmojnë fëmijët në atë që do të thotë ndarje dhe pamundësi për realizim të arsimimit në gjuhën amtare. "Të gjithë të përmbahen nga veprime të cilat mund të sjellin probleme, ndërsa para se gjithash t'u shkaktojnë dëm interesit të mirë të fëmijëve", deklaroi Memeti. Avokati i Popullit përkujtoi se arsimi fillor dhe i mesëm janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. "Është fakt se Ligji për arsim fillor i përcakton kushtet e përgjithshme për formim të paraleleve, por gjithashtu është fakt se i njëjti Ligj ka edhe përjashtime, të cilat u dedikohen asaj kur nuk mundet në vende të caktuara të përmbushen kriteret për formim të paraleles", tha Memeti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test