Vaksinimi kundër gripit fillon të premten, janë furnizuar 30 mijë, doza vaksinë

Maqedonia

Vaksinimi kundër gripit fillon të premten, janë furnizuar 30 mijë, doza vaksinë

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:31

Vaksinimi kundër gripit fillon të premten, do të kryeht në qendrat e shëndetit publik në shtet do të kushtojë 400 denarë. Janë furnizuar 30.000 doza vaksina kundër gripit të cilat do të shpërndahen në qendrat e shëndetit publik për vaksinim dhe në dhjetëra institucione shëndetësor private të cilat janë të autorizuara për vaksinim kundër gripit.

Këtë sot e deklaroi Jovanka Kostovska, udhëheqëse e Sektorit për kujdes shëndetësor parandalues në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila tha se vaksina është kontrolluar nga Byroja për barna, si dhe agjencitë ndërkombëtare kompetente për kontrollim dhe cilësinë e barnave.

Ajo theksoi se afrohet sezoni i gripit, është e dëshirueshme popullsia të vaksinohen kundër kësaj sëmundje infektuese, ndërsa metodë më e suksesëshme apo masë parandaluese është vaksinimi për fitimin e imunitetit kundër gripit.

Vaksina kundër gripit, theksoi ajo, posaçërisht është rekomanduar për grupet e rrezikuara, e ato janë personat më të moshuar me sëmundje kronike, të rijtë me imunitet të dobët dhe sëmundje kronike, si dhe për personat të cilët gjatë punës së tyre i ekspozohen infektimit si punëtorët shëndetësor dhe profesionet tjetra - polici, punëtorët në terren, postë, komunikacion etj.

Ajo informon se kjo sëmundje mund të kalojë me fotografi të lehtë klinike, por mund të jap edhe komplikime më serioze.

Vitin e kaluar, siç theksoi, dominues ishte lloji sezonal i virusit të gripit apo H3N2 dhe virusit të gripit nga grupi B, ndërsa këtë vit posa të filloj sezoni i gripit me rastet e para do të mirren analiza në Institutin për shëndet publik dhe do të ndiqet që të shihet cilat lloje të viruse të gripit këtë vit do të qarkullojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat