Ivanovski: "Qeveria do t'i hapë të dhënat dhe do t'u mundësojë qytetarëve të kenë fakte më të mira"

Maqedonia

Ivanovski: "Qeveria do t'i hapë të dhënat dhe do t'u mundësojë qytetarëve të kenë fakte më të mira"

Më: 10 tetor 2012 Në ora: 00:32

Të dhënat me karakter publik të dymbëdhjetë institucioneve shtetërore të strukturuara në 30 regjistra mbeten të arritshme për nevojat e biznes bashkësisë dhe qytetarët përmes ueb portalit openadata.gov.mk të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA).

Arritshmëria e të dhënave në formatin elektronik duhet të mundësojë vlerë plotësuese për firmat, punësime të reja dhe biznes modele të reja, vlerësuan pjesëmarrësit në konferencën "Dobia e të dhënave të hapura", që mbahet sot në Shkup. Ajo është pjesë e aktiviteteve të MSHIA-së në kuadër të iniciativës Partneritet të hapur me Qeverinë, që realizohet në bashkëpunim me Bankën Botërore.

Dime Cvetkovski, përfaqësues i Odës TIK MASIT, vlerësoi se nga iniciativa për arritshmëri të të dhënave publike do të kenë dobi të gjithë partnerët, Qeveria, qytetarët dhe sektori privat. "Nga njëra anë institucionet qeveritare dhe instritucionet publike si djënës të të dhënave do të duhet t'i rregullojnë të gjitha të dhënat e tyre, ndërsa nga ana tjetër qytetarët dhe ndërmarrjet si shfrytëzues të këtyre të dhënave do të munden që në mënyrë të lehtë nga kudo qoftë mund të arrijnë deri te ato. Dikund midis tyre, firmave të TIK-së, të mëdha dhe të vogla, me përvojë të sapoformuara, do t'u hapen mundësi të reja për zhvillim të projekteve dhe zgjidhjeve aplikative", tha Cvetkovski.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë Ivo Ivanovski, theksoi se çdo Qeveri që do t'i hapë të dhënat do t'u mundësojë qytetarëve të kenë fakte më të mira, në bazë të së cilave do të marrin vendime më konkrete dhe do të kursejnë të holla dhe kohë.

Dymbëdhjetë institucione me 30 regjistra të cilat kanë bazë elektronike të të dhënave, mes tjerash ofrojnë informata nga më shumë inspektorate, për atë se cilët janë inspekscionet që realizohen në terren, cilët janë raportet...

"Me këtë iniciativë të cilën e kemi në bashkëpunim me Bankën Botërore, Maqedonia do të jetë lider në botë. Vazhdojmë me bashkëpunimin me institucionet tjera që t'u ndihmojmë t'i hapin të dhënat në format përpunues, ndërsa me këtë edhe e ftojmë sektorin privat të mund t'i shfrytëzojë këto të dhëna dhe të krijojë aplikacione të reja, shërbime të reja me të cilat qytetarët do të jenë të kënaqur", theksoi ministri i Shoqërisë Informatike.

Qasja deri te informatat kur bëhet fjalë për MPB-në, sipas ministres Gordana Jankulloska, është një prej përfitimeve për qytetarët me Ligjin për qasje të lirë deri te informatat. "Nga statistikat të cilat i shoh me kënaqësi mund të them se pothuajse nuk ka pyetje të papërgjigjura në MPB. Kjo pjesërisht është rezultat i azhurimit të shërbimeve dhe saktësisë së afateve në ligj. Edhe mëtej do të vazhdojmë me bashkëpunimin me qytetarët dhe të gjitha të dhënat të cilat janë me karakter publik, do të thotë se nuk shkelin liritë dhe të drejtat askujt, në pjesën e mbrojtjes së të dhënave personale as në pjesën e mbrojtjes së interesit shtetëror, edhe mëtej do të jenë të arritshme", paralajmëroi Jankulloska.

Koordinatori i programit TIK të Bankës Botërore Oleg Petrov konsideron se me aktivitetet e deritanishme së shpejti Maqedonia do ta ndajë përvojën dhe dijen e saj. Shumë shpejtë po lëviz nëpër këtë rrugë dhe po bëhet lider rajonal për të dhëna të hapura. ka edhe shumë për t'u bërë, por dinamika e deritanishme është shumë pozitive", tha Petrov.

Pas bashkangjitjes së Republikës së Maqedonisë në iniciativën globale për Partneritet të hapur me Qeverinë, më 1 qershor të këtij viti u miratua edhe Plani aksional për realizim të prioriteteve nga kjo iniciativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat