Teuta Arifi nuk ka kohë të komëntojë raportin e KE-së

Maqedonia

Teuta Arifi nuk ka kohë të komëntojë raportin e KE-së

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 09:06

Zv/kryeministrja për çështjet e euro-integrimit Teuta Arifi nuk ka kohë të komentojë raportin e progresit të një dite më parë nga Brukseli. Nga Zyra e Arifit theksuan se titullarja e kishte axhendën të ngjeshur, dhe nuk mund të ndante kohë për të komentuar raportin, i cili për herë të parë, e shoqëron rekomandimin e këtij viti edhe me një kornizë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Para shpalosjes së raportit, kur Fyle përmendi në Shkup se pa zgjidhjen e emrit nuk do të ketë anëtarësim, Teuta Arifi iu shmang komenteve të tilla, duke parë vetëm arritjet e reformave në rrugën drejt integrimit, dhe duke anashkaluar tërësisht çështjen e emrit. Jo vetëm kaq, por raporti i sivjetmë rithekson edhe nevojën për një pajtim mes partnerëve të koalicionit, marrëdhëniet e të cilëve reflektohen edhe në popullatë. Për herë të parë gjithashtu, në raport shfaqet qartësisht edhe zgjidhja e statusit të viktimave të konfliktit të 2001-it, që në realitet ishte edhe shkaku i krisjes së thellë të koalicionit qeveritar.

‘Marrëdhëniet në Qeveri ishin të ndikuara nga disa këndvështrime të ndryshme rreth statusit të viktimave të konfliktit të vitit 2001. Partnerët e koalicionit duhet të vazhdojnë dialogun me qëllim që të gjejnë një zgjidhje dhe të sigurojnë stabilitet. Komisioni parlamentar për punë dhe politikë sociale vazhdon të diskutojë mbi ligjin e propozuar nga Qeveria për branitellat, e cili ka për qëllim të ofrojë mbështetje për viktimat e konfliktit të vitit 2001. Duhet të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme që do të afronte pajtimin në përputhje me raportin e Qeverisë mbi implementimin e Marrëveshjes së Ohrit”

Por, pikërisht ky nënvizim në raport, duket si pa rëndësi për partnerët qeveritarë. Pr/ligji i branitellave dhe anashkalimi i rehabilitim të ish UÇK-së, e largon më shumë qeverinë nga Marrëveshja e Ohrit. Alarmin për këtë nuk e fshehur as vetë Shtefan Fyle, kur doli publikisht në Bruksel me vërejtjet e raportit.

“Pavarësisht se kush i vëzhgon zhvillimet në atë shtet, do të shqetësohet se 11 vjet pas firmosjes së Marrëveshjes së Ohrit ka keqkuptime të riaktivizuara, jo tensione në baza etnike. Dhe deri në një shkallë, i kuptoj ata analistë që thonë se integrimet euro-atlantike dhe procesi i integrimeve është aktualisht korniza që mbanë të fuqishme strukturën ndëretnike të IRJM-së”, tha Shtefan Fyle- komisionari evropian për zgjerim (10.10.2012)

Për raportin e KE-së nuk ka as qëndrim zyrtar partiak nga BDI-ja. Ndërsa për VMRO-në, nga ajo që përmendi Gruevski dje, raporti është i pëlqyeshëm për Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat