Prokurorja në rastin "Monstra", nën përcjellje policore - Bota Sot
Prokurorja në rastin "Monstra", nën përcjellje policore

Maqedonia

E mërkurë, 27 korrik 2016

Prokurorja në rastin "Monstra", nën përcjellje policore

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 20:37

Prokurorja në rastin “Monstra”, Gordana Geshkovska, po ruhet vazhdimisht nga forcat e sigurimit, raporton Kanal 5.
Geshkovska ka deklaruar megjithatë se prania e pjesëtarëve policorë rreth saj nuk është e lidhur me rastin e vrasjes së pesëfishtë, por me disa kërcënime indirekte që ka pranuar kohë pas kohe.
Lidhur me rastin “Monstra”, prokurorja ka deklaruar se hetimet janë në fazën finale dhe se aktakuza do të jetë gati deri në fund të muajit, kur dhe është afati i fundit për të dorëzuar atë.
Ajo ka refuzuar të flasë lidhur me dëshmitarin e mbrojtur, i cili do të merret në pyetje nga dita e nesërme, ndërsa siguron se ka dëshmi të forta për këtë rast.
Geshkovska është e njohur edhe si prokurore në rastin “Merimanga”, ku u akuzua dhe u dënua me 14 vite burg pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test