Gruevski: Ne, fituesit e zgjedhjeve lokale

Maqedonia

Gruevski: Ne, fituesit e zgjedhjeve lokale

Më: 14 tetor 2012 Në ora: 20:40

Me këtë përkushtim, punë dhe mund, VMRO-DPMNE do të fitojë sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka deklaruar sot kryeministri Nikola Gruevski.
Deklarata u bë me rastin e pranimit të anëtarit të dyzetmijtë të Komitetit të Qytetit të VMRO-DPMNE-së.
“Anëtarësimi i njerëzve të rinj në partinë tonë është për shkak të mundit që kemi investuar, për shkak të rezultateve dhe punës që po bëjnë kryetarët e komunave”, ka deklaruar Gruevski.
Edhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, i cili ka marrë pjesë në këtë rast, ka theksuar se Qyteti po investon në të gjitha sferat dhe se rezultatet janë të dukshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat