USHT i shpërblen studentët e suksesshëm

Maqedonia

USHT i shpërblen studentët e suksesshëm

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 19:01

Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e mbajtur më 17.10.2012 (e mërkurë), solli disa vendime që kanë të bëjnë me shpërblimin e studentëve të suksesshëm.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, në konferencën e sotme për shtyp i prezantoi para opinionit vendimet e sotme të Senatit, organit më të lartë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, të cilat ishin propozime të vetë Rektorit, Prof. dr. Vullnet Ametit dhe që kanë të bëjnë me shpërblimin apo stimulimin e studentëve më të suksesshëm.

“Në mbledhjen e sotme të Senatit, organit më të lartë të Universitetit Shtetëror të Tetovës, i paraqita këto propozim-vendime:

USHT i shpërblen studentët e suksesshëm

1. Studentët e studimeve deridiplomike, me mesatare të suksesit gjatë studimeve 9.5 e më lartë, do të lirohen nga pagesa e participimit, respektivisht pagesa e semestrave;

2. Studentët e studimeve deridiplomike me mesatare të suksesit gjatë studimeve 9.8 e më lartë, që i kanë kryer studimet, mund t’i regjistrojnë studimet e ciklit të dytë pa pagesë;

3. Studentëve të studimeve deridiplomike, me mesatare 10.00, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’u ndajë bursa studimi jashtë shtetit dhe në të ardhmen do t’u mundësojë të jenë pjesë e stafit akademik të Universitetit.

Pas shqyrtimit të propozim-vendimeve të lartpërmendura dhe pas analizës së procedurave dhe aspekteve financiare, Senati i Universitetit duke pasur parasysh interesin e kësaj kategorie të suksesshme të studentëve, i miratoi njëzëri këto propozime që janë të funksion të motivimit për punë kërkimore-shkencore”, tha në takimin e sotëm me gazetarët, rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

USHT i shpërblen studentët e suksesshëm

Ai, me këtë rast falënderoi senatorët për vlerësimet dhe gatishmërinë e tyre për t’i shpërblyer të gjithë ata studentë që me angazhimin e tyre kanë arritur suksese të larta në studimet universitare, duke theksuar edhe faktin se USHT, edhe në të ardhmen do të shqyrtojë mundësitë e ndryshme dhe të cilat janë në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e punës të Universitetit Shtetëror të Tetovës, me qëllim që t’iu ndihmohet, por edhe të shpërblehen studentët e suksesshëm të këtij institucioni të arsimit të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat