Zhduket Ali Ahmeti, njollosen Ditėt e Naimit

Njė natė mė parė, nė hapjen solemne tė manifestimit Ditėt e Naimit, nė hollin e Pallatit tė Kulturės nė Tetovė, ku ishin tė vendosura 100 pikturat e piktorit Miftar Mehmeti e qė simbolizojnė 100 vjetorin e pavarėsisė, janė vjedhur dy piktura: portreti i liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti, dhe piktura e demonstratave tė Kosovės, bėjnė tė ditur burime tė policisė sė Tetovės.Sipas Marjan Josifoskit, zėdhėnės i policisė tetovare, rasti ka ndodhur mes orės 20-21, derisa lartė nė sallėn e madhe tė Pallatit zhvillohej festivali i poezisė, ndėrsa vlera e pikturave tė vjedhura konsiderohet diku afėr 500 euro.
Shumė shpejt duhet tė udhėtojė pėr nė Kosovė dhe sinqerisht nuk kam kohė tė merrem me ripėrsėritjen e pikturės, sidomos pikturės sė demonstratave tė Kosovės, qė ėshtė shumė e komplikuar, ka deklaruar piktori Miftar Mehmeti, menjėherė pas bėrjes publike tė kėtij akti. Mehmeti ka adresuar nė drejtim tė hajnave njė lutje qė ti kthehen dy pikturat e vjedhura, por se a do tė ndodhė kjo ėshtė vėshtirė tė besohet.
Vjedhja e dy pikturave nė Pallatin e Kulturės nė Tetovė ėshtė marrė seriozisht edhe nga policia e cila po punon nė gjetjen e autorėve, tha zėdhėnėsi i Policisė sė Tetovės.











































Komentet