Raufi: ‘Dëshmitari i mbrojtur nuk dha asnjë provë relevante’

Maqedonia

Raufi: ‘Dëshmitari i mbrojtur nuk dha asnjë provë relevante’

Më: 20 tetor 2012 Në ora: 17:20

Edhe pas dëgjimit të dëshmitarit të mbrojtur për rastin ‘Monstra’, nuk ka prova të cilat dëshmojnë se të akuzuarit janë kryerësit e vërtet të vrasjes në Smillkovcë, këtë e deklaroi për Alsa-M, avokati mbrojtës i të akuzuarve Naser Raufi. Ndryshe, dëshmitari i mbrojtur E1 për rastin e Smillkovcës, ka përfunduar mbrëmë dëshminë e tij. Ai për tre orë ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit mbrojtës, gjykatësit hetues dhe prokurorit.
“Prej deklaratës së dëshmitarit nuk doli asgjë. Mendoj që edhe me këtë deklaratë, edhe tutje nuk ka prova. Bile tani jam edhe më i sigurt që këto të akuzuar nuk kanë faj për këtë dënim për të cilin akuzohen. Sipas meje ndoshta do të ketë edhe ndonjë veprim prej gjykatësit hetues, si për shembull rekonstruksion në vendin e ngjarjes dhe madje mendoj që do të ketë edhe aktakuzë, ajo është edhe arsyeja për këtë dëshmitarin e rrezikuar, do të thotë deklarata e tij që të ketë ndonjë farë sidokudo ndonjë bazë për akuzën dhe tutje unë mendoj që kjo si proces nuk duhet...mund të jemi të sigurt se nuk ka asnjë moment, asnjë provë të themi që inkriminon dikë prej të akuzuarve”, deklaroi Naser Raufi, avokat.
Për dallim nga avokati Raufi, gjykatësi hetues Vlladimir Tufekxhiq pas përfundimit të dëshmisë, për mediat tha se në fazën e hetimeve janë nxjerrë disa dëshmi.
“Me këtë dëshmitarë të mbrojtur janë ndërmarrë masa hetimore gjatë muajit shtator dhe kjo nënkupton identifikim të personave përmes fotografive. Marrja në pyetje e dëshmtarit të rrezikuar në fazën e hetimit ka përfunduar. Avokatët, prokurori publik por edhe vet të akuzuarit kishin mundësi që të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje rreth pyetjeve deri në atë shkallë sa nuk preket në zbardhjen e identitetit të dëshmitarit të mbrojtur”, u shpreh Vlladimir Tufekxhiç, gjykatës hetues.
Derisa mbrëmë dëshmonte dëshmitari i mbrojtur, prezenca e pjesëtarëve të policisë për rreth gjykatës ishte e madhe. Para Gjyqit prezent ishin edhe familjarët e personave që ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë. Ata ditë më parë në një prononcim për Alsat kërkuan lirimin e të arrestuarve duke thënë se procesi në fjalë është i montuar pasi ata nuk kanë asnjë lidhje me këtë vepër që nga Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa ishte cilësuar si vepër terroriste e kryer nga radikalë-islamik. Për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë dyshohen pesë persona, dy prej të cilëve ndodhen në arrati ndërsa tre të tjerë në paraburgim edhe atë që nga 1 maji kur edhe u zhvillua aksioni ‘Monstra”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat