Gruevski: E ndjejmë fuqinë e sportit dhe prandaj investojmë në terrene të reja sportive

Maqedonia

Gruevski: E ndjejmë fuqinë e sportit dhe prandaj investojmë në terrene të reja sportive

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 11:02

Nikolla Gruevski dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev sot në Fakultetin teknik në Manastir promovuan dy laboratorë për komunikacion dhe transport dhe për gjuhë të huaja, ndërsa në shkollën e mesme të mjekësisë "Dr. Jovan Kalauzi" e përuruan sallën sportive shkollore të sapondërtuar.

Në solemnitetin në Manastir kryeministri Gruevski theksoi se Qeveria në disa vitet e kaluara realizoi disa projekte të mëdha siç janë 35 salla të mëdha sportive, 50 fusha futbolli, 145 salla sportive shkollore dhe 100 terrene për tenis, me çka, siç tha, në mënyrë esenciale e ndryshoi pasqyrën e sportit të Maqedonisë.

"Në rajonin e Manastirit e ndërtuam sallën e madhe sportive 'Pavell Shatev', ndërtuam dy fusha të mëdha futbolli, salla sportive shkollore në shkollën e mesme ekonomike 'Jane Sandanski' dhe shkollën e mesme bujqësore 'Kuzman Shapkarev', ndërsa sot e përurojmë edhe sallën e re sportive bashkëkohore në shkollën e mesme shkollore të mjekësisë e cila disponon me të gjitha rekuizitat dhe hapësirat e nevojshme për zhvillimin e orëve për edukatë fizike. Nuk ka më improvizime, nuk ka më orë për edukatë fizike në shkolla të tjera ose nën qiellin e hapur", theksoi Gruevski dhe paralajmëroi vazhdimin e investimeve edhe në fusha të tjera të cilat janë në interes të Manastirit.

Salla e re sportive në shkollën e mesme mjekësore "Dr. Jovan Kalauzi" në Manastir është në sipërfaqe prej 1.300 metra katrorë dhe tribunë për 400 shikues.

Ministri Kralev njoftoi se për ndërtimin e sallës sportive janë investuar 40 milionë denarë, mjete të siguruara nga banka për zhvillim në kuadër të Këshillit të Evropës dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, si dhe me ndihmë nga komuna e Manastirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat