Lëshohen në fuqi tetë kilometra të reja të largpërçuesit prej 110 KV Vrutok-Pollog-Tetovë

Maqedonia

Lëshohen në fuqi tetë kilometra të reja të largpërçuesit prej 110 KV Vrutok-Pollog-Tetovë

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 19:40

SHA MEPSO sot la nën mbushje largpërçuesin e ri të sapondërtuar prej tetë kilometrave nga 110 kilovat Vrutok-Pollog-Tetovë. Me përfundimin e këtij rikonstruimi sot lëshohet në fuqi largpërçuesi prej 110 kilovat i cili e furnizon Tetovën dhe rrethin e saj me energji elektrike nga TEC Osllomej dhe HEC Vrutok.

Në aktivitetet përfundimtare të largpërçuesit të rikonstruuar sot morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Dejan Boshkovski.

"Punimet në këtë largpërçues janë pjesë e zbatimit të strategjisë për zhvillimin e energjetikës në Maqedoni. Ajo që është karakteristike është ajo që punimet ndërtimore i kryen EMO nga Ohri dhe kjo bëhet me cilësinë më të lartë. Investimet të cilat i bën ELEM dhe investimet e paralajmëruara dhe të zbatuara të MEPSO-s janë dëshmi për zbatimin e strategjisë energjetike të shtetit që do të hap vende të reja të punës", deklaroi zëvendëskryeministri Peshevski.

Lëshohen në fuqi tetë kilometra të reja të largpërçuesit prej 110 KV Vrutok-Pollog-Tetovë

Me vendosjen në fuqi të dy sistemeve të këtij largpërçuesi pritet në mënyrë afatgjate të zgjidhen nevojat me furnizimin elektrik të Tetovës dhe vendeve përreth, të përmirësohet besueshmëria në sistem dhe rastet me përçuesin me çka do të ulen edhe humbjet e energjisë elektrike në rrjetin përçues. Gjatësia e përgjithshme e këtij largpërçuesi dysistemor është 33 kilometra, do të vendosen gjithsej 133 shtylla të çelikta me grilla, ndërsa vlera investuese e projektit është 3 milionë euro.

"Bëhet fjalë për rikonstruimin e parë të largpërçuesit prej 110 kilovat që është në funksion pothuajse 60 vjet. Deri më tani kanë përfunduar 16 kilometra nga traseja e re dhe sipas paralajmërimeve largpërçuesi në tërësi do të jetë gati dhe do të vendoset në funksion deri nga mesi i vitit 2013", paralajmëroi ministri Saraçini.

Pollogu është rajon me rritjen më të shpejtë të konsumit të energjisë elektrike në Maqedoni, ndërsa njëherësh edhe rajon me vjetërsinë më të madhe mesatare të përçuesve nga rrjeti përçues me të cilin operon MEPSO. Me këto investime vlera e së cilave tejkalon 11,8 milionë euro, SHA MEPSO do të sigurojë në afat të gjatë dhe në mënyrë të vazhdueshme furnizim me energjinë elektrike dhe stabilitet të sistemit elektroenergjetik për Tetovën dhe rrethinën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat