KE konfirmon se në rast të dritës së gjelbër nga Këshilli, Maqedonia në dhjetor do t'i fillojë negociatat për inkuadrim

Maqedonia

KE konfirmon se në rast të dritës së gjelbër nga Këshilli, Maqedonia në dhjetor do t'i fillojë negociatat për inkuadrim

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 20:20

Komisioni Evropian nuk dëshiron të zbulojë se si do të jetë korniza për zgjidhjen e emrit në fazë të hershme të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, nëse në Samitin e dhjetorit të Këshillit të Unionit pranohet rekomandimi i katërt pozitiv dhe shteti ynë merr datë për bisedime.

"Fillimisht ta presim përgjigjen e Samitit të vendeve-anëtare të Unionit, e pastaj dë hymë në detajet teknike për zgjidhjen e kontestit të emrit, u përgjgij Petar Sano, zëdhënës i eurokomisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, në pyetjen e korrespondentit të MIA-s nga Brukseli, për atë se si Komisioni planifikon ta menaxhojë zgjidhjen e kontestit të imponuar nga Greqia lidhur me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Ndërsa përfaqësues të lartë të Unionit për MIA-n konfirmojnë se gjithçka është e gatshme në Samitin e dhjetorit të BE-së që të pranohet rekomandimi i katërt pozitiv njëri pas tjetrit i Komisionit për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE, Stano e ruan fshehtësinë e hollësive nga korniza e parashikuar për zgjidhjen e kontestit në fazën e hershme të bisedimeve inkuadruese.

Megjithatë, Petar Stano potencoi se është e sigurt se nuk do të lejohet zvarritje e zgjidhjes së kontestit deri në fund të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ai thotë se janë spekulime pohimet se harku kohor do të jetë mes gjashtë muaj dhe një viti e gjysmë dhe hodhi poshtë se KE-ja ka përgatitur dokument në të cilin dy palët (Maqedonia dhe Greqia) do të nënshkruheshin, ndërsa i cili do të jetë obligativ në afat kohor të dhënë të zgjidhet kontsti i imponuar.

"Nuk do të mund të elaboroj çka do të thotë zgjidhja në fazë të hershme nga negociatat, por sigurisht se nuk do të lihet ljo çështje që të zvarritet deri në fund të procesit të bisedimeve inkuadruese. Nëse Këshilli cakton datë për fillimin e bisedimeve dhe nëse Komisioni merr mandat që ta zgjidh çështjen rreth kontestit, atëherë do të dalim me hollësi konkrete dhe afate kohore", potencoi Stano.

Ndërkaq, përfaqësues të lartë të Komisionit, të cilët këmbëngulin në anonimitet, për MIA-n pohojnë se në rast të kalojë rekomandimi për Maqedoninë në Këshill, vendi ynë do të mund të fillojë bisedimer që në ditën e vendimit kur do të mbahet Samiti, që do të thotë më 13 ose 14 dhjetor.

Në gjithë këtë rast mbetet si do të jetë reagimi i Greqisë, e cila tre herë më parë në Samitin e Këshillit vendos veto ndaj vendimi që Maqedonia të fillojë bisedime për hyrje në Union, edhe pse ky shtet është evidente se ndodhet nën presion të madh që ta lejojë këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat