Qeveria vazhdon të ndërtojë për të gjitha gjeneratat e reja - Bota Sot
Qeveria vazhdon të ndërtojë për të gjitha gjeneratat e reja

Maqedonia

E hënë, 29 gusht 2016

Qeveria vazhdon të ndërtojë për të gjitha gjeneratat e reja

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 20:38

Republika e Maqedonisë sot feston 119 vjetorin e formimit të Organizatës revolucionare maqedonase - akt i cili ka lënë gjurmë të përhershme në historinë e Maqedonisë dhe formimi i shtetit të lirë, të pavarur dhe sovran, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski sot në hapjen e ndërtesës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke ua uruar 23 Tetorin - Ditën e luftës revolucionare maqedonase të gjithë qytetarëve të Republikës.

"Ne ndërtojmë dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë me gjithë energjinë tonë të investuar, me dëshirën tonë, me punë të përkushtuar. Nëpër Maqedoni ngrihen shumë shtylla të objekteve të reja, të muzeve të reja, të shkollave të reja, të stadiumeve të reja, sallave sportive, spitale, të hidrocentraleve të reja, ndërtesa të reja me banesa sociale dhe komerciale, si dhe shumë objekte të tjera. Shtylla të shtetësisë sonë, shtylla që do të mbeten të dëshmojnë për një kohë të ndërtimit të Maqedonisë. Shtylla për jetë më të mirë të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe shtylla për të gjitha gjeneratat e ardhshme. Ndërtojmë për të ardhmen dhe kështu do të vazhdojmë", tha mes të tjerash në fjalim kryeministri Gruevski.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki theksoi se ngjarja e sotme është me rëndësi historike jo vetëm për diplomacinë e Maqedonisë, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Pas 20 vjetëve ekzistim të pavarur, nënvizoi Poposki, diplomacia e Maqedonisë bëhet edhe me kapacitete hapësinore përkatëse për anëtare të ardhshme serioze në familjen evropiane.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Kush ka të drejtë dhe çfarë duhet të bëj Qeveria me demarkacionin me Malin e Zi?

    Kuvendi duhet ta votojë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi

    Qeveria duhet ta rishikoj marrëveshjen

    Opozita ka të drejtë që po kundërshton demarkacionin

    Qeveria ka të drejtë për demarkacionin

    Nuk duhet të votohet marrveshja, sepse me demarkacion Kosova humbë tokë

    Shiko rezultatet
test