Saraçini dhe Kralev në Zagreb

Maqedonia

Saraçini dhe Kralev në Zagreb

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 10:54

Ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini dhe ai i Arsimit e Shkencës, Pançe Kralev sot dhe nesër do të marrin pjesë në samitin rajonal "Sipërmarrësi-arsim", që po mbahet në Zagreb.
Samitin e organizojnë ministritë kroate të Sipërmarrësisë dhe Zejtarisë dhe të Arsimit, Shkencës dhe Sportit, Komisioni Evropian dhe Qendra për mësim sipërmarrës të Evropës Juglindore. Në të do të marrin marrin pjesë ministrat nga tetë shtete paraqasëse dhe nga Turqia. Ata do të diskutojnë për rëndësinë, nevojën dhe mënyrat e përparimit të sipërmarrësisë dhe mësimit sipërmarrës, si një parimet e Aktit për ndërmarrje të vogla, faktor i rëndësishëm për rritje dhe për sigurimin e punësimeve të reja.
Në Samit do të nënshkruhet Karta për mësim sipërmarrës - një gurthemel për rritje dhe vende pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat