Ali Ahmeti: "Jo hasmëri, por pajtim" - Bota Sot
Ali Ahmeti: "Jo hasmëri, por pajtim"

Maqedonia

E martë, 26 korrik 2016

Ali Ahmeti: "Jo hasmëri, por pajtim"

Më: 7 nëntor 2012 Në ora: 19:38

BDI mbetet e përkushtuar dhe nuk ndryshon në qëndrimin e saj për ti zgjatur dorën të gjithë subjekteve politike shqiptare në Maqedoni kështu ka porositur nga Dortmundi i Gjermanisë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti një ditë pasi PDSH-ja në pozitë deklaroi se nuk do të pranojë dorën e zgjatur të Ahmetit derisa është në koalicion me Gruevskin.

“Në hasmëri në urrejtje me vëllanë nuk ecet përpara. Asnjëherë nuk i kemi bë hyzmet armiqësisë ndër-shqiptare sepse boll na kanë përça të huajt, boll na kanë përça të tjerët, të mos përçahemi vetë por duhet duart ti shtrëngojmë sa më fortë me njëri tjetrin sepse vetëm duar shtrënguar vetëm kështu ecet përpara”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Ahmeti para mërgimtarëve edhe në Gjermani u shpreh se koha e trimërisë dhe luftërave ka kaluar dhe se tani është koha e diplomacisë dhe koha e materializimit të idealeve. Kërçova tani nuk merret me luftë por me vota ka thënë Ahmeti.

“Komuna e Kërçovës nuk merret me dhunë por merret me vota . Ne kemi popullatën shumë jashtë, trupin votues dhe ndihmën më të madhe që ju mund ti bëni në radhë të parë Kërçovës dhe popullatës është të organizoheni për votime, sepse të mirat e komunës përsëri ajo popullatë dhe ju, dhe të gjithë ne do i shijojmë, do jenë në dobi tonën”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

PDSH opozitare e cila është deklaruar se do të mbështes kandidatin e BDI-së në Kërçovë thotë se këtë nuk e bën nga vullneti i mirë por për arsye se siç thonë janë të detyruar për një gjë të tillë . Nuk duan ti japin alibi Ahmetit për humbjen e Kërçovës nga politikat e tij të gabuara. As mërgimtarët e as PDSH-ja sipas tyre nuk do të jetë fajtor për një dështim të shqiptarëve në Kërçovë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Çfarë tenton të arrijë Thaçi me përuljen që bëri para lapidarit të serbëve në Grackë të Lipjanit?

    Kërkon të “blejë" paqe me Serbinë

    Të heqë akuzat që janë përfolur ndaj tij

    Të mohoj gjenocidin serbë në Kosovë

    Të duket i mirë para ndërkombëtarëve

    Shiko rezultatet
test