Presidenti "kontrollon" MPJ-në

Maqedonia

Presidenti "kontrollon" MPJ-në

Më: 18 janar 2013 Në ora: 09:14

Presidenti Gjorge Ivanov sot do ta vizitojë Ministrinë e Punëve të Jashtme ku do të realizojë takim me ministrin Nikolla Poposkin dhe me drejtorët politikë në ministri.

Në takim presidenti Ivanov do të informohet për rrjedhën e përgatitjeve lidhur me kryesimin e Republikës së Maqedonisë me dy iniciativat rajonale - Procesi për bashkëpunim në Evropën Juglindore dhe forumi i dedikuar Dialogut të civilizimeve, si dhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm, organizator i të cilit do të jetë Maqedonia.

Kjo është vizita e tretë e presidentit Ivanov në Ministrinë e Punëve të Jashtme që realizohet të paktën një herë në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat