Provomohet ngritja e statujës së Nënës Terezë pa asnjë shqiptarë

Maqedonia

Provomohet ngritja e statujës së Nënës Terezë pa asnjë shqiptarë

Më: 26 janar 2013 Në ora: 12:52

Në Shkup dje u shpalos pllaka përkujtimore në sheshin e Shkupit, për ngritjen e përmendores gjigante të humanistes dhe nobelistes shqiptare, Nënë Tereza.

Projekti i ngritjes së përmendores do të financohet nga biznesmeni indian Subrata Roj, kompania e të cilit “Sahara India” do të jep si donacion mjetet për ngritjen e përmendores.

Në ceremoninë e shënimit të fillimit të projektit kanë marrë pjesë kryeministri Nikolla Gruevski i shoqëruar nga biznesmeni indian Roj, ndërsa nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga zyrtarët shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë dhe personalitete të tjera.

Gruevski dhe Roj kanë shpalosur pllakën përkujtimore të shënuar vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat