Gruevski me retorik të ashpër ndaj shqiptarëve në Strugë

Maqedonia

Gruevski me retorik të ashpër ndaj shqiptarëve në Strugë

Më: 14 mars 2013 Në ora: 15:24

Gruevski nga Struga porositi se bëhet fjalë për moment historik që maqedonasit nuk guxojnë ta lëshojnë që dikush tjetër ta fitoj këtë komunë. Askush nuk duhet të mbetet në shtëpi ditën e votimit, të gjithë maqedonasit në Strugë duhet votuar për listën e përbashkët të LSDM-së dhe VMRO-së, ka deklaruar lideri I VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski. Këtu më nuk bëhet fjalë për politikë dhe parti politike por bëhet fjalë për një moment historik ka thënë ai.

“Në rast se mundet pala tjetër në këto zgjedhje të bartë njerëz me avionë, me autobusë, me trena. Në rast se mundet ata njerëz të kalojnë me mijëra e mijëra kilometra që të votojnë në Strugë, mundet edhe ju të dilni nga shtëpitë e juaja 500 apo 300 metra dhe të votoni për Vllado Koçovskin dhe listën e këshilltarëve e cila qëndron pas Vllado Koçovskit dhe pas së cilës qëndrojnë edhe LSDM-ja, edhe VMRO-DPMNE-ja dhe të gjitha partitë tjera. Këtu nuk bëhet fjalë për politikë dhe parti politike, këtu bëhet fjalë për një moment historik”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Po këtë pjesë të fjalimit të tij Gruevski e publikoi edhe në faqen e tij në FB. Ndërsa bombastik pas fjalimit të tij kanë qenë edhe titujt në pothuajse gjitha mediat maqedonase. MK NEWS, shkruan artikullin me titullin: Edhe kjo ndodhi, Gruevski bën thirrje – votoni për listën e LSDM-së. Plus Info shkruan: Struga dhe Kërçova janë dhe do të mbeten Maqedoni. Veçer: VMRO DPMNE dhe LSDM të përqafuar në Strugë . Makfax : Në Strugë dreqi që moti ka marrë me vete shakan (hajgaren). Telma: Gruevski nga Struga, votoni për Koçovskin dhe LSDM-në. Dnevnik dhe Kanal 5: Këto zgjedhje janë historike për Strugën.
Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti në takimet me qytetarët nuk ka lënë anash pa përmendur bashkëpunimin e VMRO-s dhe LSDM-së. Ky bashkëpunim mes tyre sipas Ahmetit flet se pala maqedonase është në panik.

“Vetë gjykoni kur bëhen bashkë LSDM e VMRO, macja e miu, jo për diçka tjetër por nuk e gjetën momentin që janë bërë bashkë dhe që tregojnë frikë e panik. Ne kemi ndarë mendjen shqiptarët historikisht kanë qenë shumicë në Komunën e Kërçovës, 56 për qind, do të thotë që shqiptarët kanë arsye, për herë shumicë dhe asnjëherë nuk është respektuar vullneti ia tij populli. Dhe pas luftës së dytë botërore, pavarësisht se ka qenë shumicë. Ne kemi një fatkeqësi që qytetarët janë në mërgim. Dhe unë u them që mbi 7 mijë shqiptarë veç kanë filluar nga Amerika të vijën dhe nga Evropa për zgjedhjet e 24 marsit”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

Gruevski në Strugë nuk harroi ti dërgoi porosi edhe kandidatit të BDI-së për kryetar të Kërçovës Fatmir Deari.

“A po e shihni këtyre ditëve të nderuar miq, njëri nga kandidatët për kryetar të Kërçovës, po deklaron se pse dëshirojnë që ta marrin edhe Strugën edhe Kërçovën dhe komunat tjera. Duhet të dëshmojmë dhe ti tregojmë edhe atij dhe gjithë të tjerëve që mendojnë si ai. Se kjo është Maqedoni, se Struga është Maqedoni, se Kërçova është Maqedoni dhe Maqedoni do të mbetet”, u shpreh Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Partia e Gruevskit sot do të mbajë tubim qendror në Kërçovë ku pritet që retorika e tij të jetë edhe më e ashpër se ajo në Strugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat