Integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet i të gjitha subjekteve

Maqedonia

Integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet i të gjitha subjekteve

Më: 9 maj 2013 Në ora: 23:46

Integrimi në Bashkimin Evropian është prioritet kryesor jo vetëm i Qeverisë së Maqedonisë, por edhe i të gjitha subjekteve më të rëndësishme politike në vend ka deklaruar Zv/kryeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi
Besimi dhe ish zv/ kryeministrat ranë dakord për formimin e një Këshilli të zv/ kryeministrave për eurointegrime si trup joformal i cili do takohet në Ditën e Evropës.
Me rastin e 9 majit, kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski i ka dërguar një telegram urimi, kryetarit të Komisionit të Evropës, Zhoze Manuel Baroso.
“Dëshiroj që të theksoj se Republika e Maqedonisë me padurim pret që të jetë pjesë e familjes evropiane dhe të kontribuojë për zhvillimin e kësaj ideje të madhe", thuhet në urimin e Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat