"Eurostat": 230 mijë persona janë shpërngulur nga Maqedonia

Maqedonia

"Eurostat": 230 mijë persona janë shpërngulur nga Maqedonia

Më: 11 maj 2013 Në ora: 16:12

Zyra për statistika e Bashkimit Evropian, "Eurostat" njofton se nga viti 1998 e deri në vitin 2011, 230 mijë persona apo mbi 10 për qind e popullatës së përgjithshme të Maqedonisë është shpërngulur jashtë vendit. Prej tyre rreth 170 mijë qytetarë të Maqedonisë janë me qëndrim të përkohshëm në vendet e BE-së. Numri më i madh i emigrantëve nga Maqedonia jetojnë në Itali, Gjermani, Austri, Slloveni etj. Në periudhën 2002-2008 janë bërë pranimet më të mëdha të shtetësive nga vendet e huaja për qytetarët e Maqedonisë. Në këtë periudhë, rreth 5 mijë qytetarë çdo vit kanë fituar pasaportë të ndonjë një vendi të huaj. Por, supozohet se numri shpërnguljes jashtë vendit është më i madh, pasi nuk dihet sa persona ende nuk e kanë të rregulluar qëndrimin e tyre në vendet e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat