Neziri: Nuk ka interesim për shqipen në diasporë

Maqedonia

Neziri: Nuk ka interesim për shqipen në diasporë

Më: 1 gusht 2013 Në ora: 00:34

Ngjashëm si Ministri i arsimit Ristovski, edhe Zëvendësi i tij Safet Neziri thotë se mos interesimi i diasporës ka bërë që të dërgohen vetëm tre mësues shqiptar në Gjermani për mësimin e gjuhës amtare për nxënësit e mërgimtarëve. Sipas Nezirit, që të rritet numri i mësuesve shqiptarë duhet që në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë të parashtrohen kërkesa me numrin e të interesuarve.

“Ato kërkesa që i mbledhin, të dhënat, vendlindja, datëlindja, vendbanimi e kështu me rradhë ua dorëzojnë klubeve, klubeve shqiptare të cilat janë të regjistruara në ato vende jashtë shtetit, klubet shqiptare apo dhe shoqatat që veprojnë në ato shtete ku jetojnë dhe veprojnë punëtorët tanë. Të njëjtat i dorëzojnë në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë, respektivisht në ambasada, ambasada pastaj i përcjell në Ministrinë e jashtme të Maqedonisë dhe prej aty vijnë tek ne në Ministrinë e arsimit dhe normalisht ne çdo kërkesë të diasporës shqiptare, ne do të shqyrtojmë të gjitha kërkesat e tyre për tju dhënë përgjigje pozitive”, tha Safet Neziri, zv ministër i arsimit.

Por, albanologu Avzi Musataf thotë se i takon Ministrisë së arsimit që të siguroj të dhënat mbi numri e fëmijëve të mërgimtareve si dhe të hartojë plane mbi angazhimin e mësuesve. Ai thotë se është shqetësues numri i vogël i mësuesve të angazhuar për diasporë duke pas parasysh numrin e madh të fëmijëve që lindin atje dhe janë shtetas të Maqedonisë.

“Dërgimi i paktë i këtyre arsimtarëve është një cinizëm i llojit të vet. Gjithashtu nuk shohë këtu që të jetë ndërmarr diçka në lidhje me përgatitjet e kurikulave, përgatitjen e teksteve shkollore në aftësimin permanent të arsimtarëve kështu që e shohë një plogështi, një amoli nga qeveria e vendit, gjegjësisht nga dikasteret që merren me këtë problematikë. Unë mendoj se i takon ministrisë së diasporës që ti jap të dhënat e sakta mbi numri i fëmijëve të cilët vijojnë shkollat në diasporë dhe duhet të bëhen përgatitje të tjera dhe në bazë të atyre të bëhet edhe kërkesa që të përfshihen edhe nxënësit shqiptarë të diasporës nga Republika e Maqedonisë”, u shpreh Avzi Mustafa, profesor i albanologjisë.

Vetëm një dit më parë, ministri i asrimit Spiro Ristivski bëri të ditur se për vitin shkollor 2013-14 janë angazhuar 16 mësues të cilët do të ligjërojnë gjuhën amtare në diasporë. Prej tyre vetëm 3 janë shqiptarë që do të ligjërojnë në Gjermani ndërkohë që të tjerët në gjuhën maqedonase do të ligjërojnë në Zvicër, Suedi, Francë, Slloveni dhe Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat