Thaçi: Lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve s’ka përfunduar!

Maqedonia

Thaçi: Lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve s’ka përfunduar!

Më: 16 shtator 2013 Në ora: 09:56

Për liderin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, në Intervsitën dhënë për gazetën "Zëri", fletë se lufta mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk ka përfunduar, por, siç thotë ai, është vetëm në një “time-out”.

“Ajo luftë vazhdon dhe kjo është më e rrezikshme, pasi që vazhdon nën tokë (underground), ku dy palët kanë zënë pozicionet e veta”, shprehet Thaçi.

Ai paralajmëron se Maqedonia do të shkatërrohet shumë shpejt nëse nuk i qaset seriozisht vendimmarrjes ndërmjet dy popujve, pasi që shqiptarët ende nuk janë vendimmarrës në institucionet shtetërore, mirëpo me vete e bartin vetëm simbolikën e figurantit.

Kundërshtarin e tij politik, Ali Ahmetin, e quan mercenar, i cili, sipas tij, funksionon në emër të interesave maqedonase.

Kreu i PDSH-së në Maqedoni gjatë një interviste për “Zërin” thotë se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka potencialin që të jetë gardian i shqiptarëve në rajon dhe tregon arsyet e vërteta të prishjes së raporteve me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat