Ahmeti: MO-ja e realizuar kur shqipja të zyrtarizohet

Maqedonia

Ahmeti: MO-ja e realizuar kur shqipja të zyrtarizohet

Më: 2 tetor 2013 Në ora: 09:50

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti sot para diplomatëve të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel në kuadër të konferencës së organizuar nga Qendra joqeveritare për politika evropiane (CEPS), porositi se Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni tërësisht do të plotësohet kur gjuha shqipe do të bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet.

Në këtë takim, në të cilin u diskutua për kontestin me Greqinë për emrin kushtetues të Maqedonisë dhe integrimet evropiane të shtetit, Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për eurointegrime Fatmir Besimi, porositi se rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s ka përkrahje të madhe te shqiptarët nga Maqedonia, por për shkak të kontestit me emrin.

Maqedonia nuk mund të përparojë. Për këtë shkak, ai porositi se nevojite të gjendet kompromis për këtë çështje. Në kuadër të qëndrimit të tij në Bruksel, Ahmeti ka pasur edhe takime bilaterale me persona zyrtarë të BE-së dhe NATO-s, mes të cilëve edhe me Piter Fejth dhe eurokomisarin për zgjerim, Shtefan Fyle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat