Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët

Maqedonia

Huliganët maqedonas sulmojnë shqiptarët

Më: 14 tetor 2013 Në ora: 12:23

Një grup huliganësh maqedonas, ka sulmuar një autobus me shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Porta Vllae”, rreth orës 20.20 të mbrëmjes së djeshme, kur tifozët maqedonas, të njohur si “Komiti”, kanë gjuajtur me gurë autobusin e linjës që lidh qendrën e kryeqytetit me lagjen “Saraj”.

“Almakos.com” raporton se nuk ka të lënduar nga ngjarja e mbrëmshme.

“Ishte e tmerrshme, ishim të frikuar pa masë nga sulmi i papritur që na erdhi nga “Komitët” pasi ndodhi atëherë kur zbritën nga autobusi. Nuk e dinim as pse gjuajnë as me çka na gjuajnë dhe cila ishte arsyeja që na sulmuan”, – rrëfen E.R, njëri nga të rinjtë që ka qenë prezent në autobus gjatë sulmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat