Statuja e “car Dushanit” simbolizon politikën shoveniste të qeverisë së “Skopjes”!

Maqedonia

Statuja e “car Dushanit” simbolizon politikën shoveniste të qeverisë së “Skopjes”!

Më: 4 dhjetor 2013 Në ora: 09:47

Diaspora e Shqiptarëve të Maqedonisë e sheh me shqetësim të madh vazhdimin e politikave nacionaliste dhe skandaloze të “Skopje 2014”, ku ditë më parë u vendos edhe statuja e pushtuesit mesjetar serb, Car Dushani.

“Është shqetësues fakti se si këtij qyteti historik dhe i shqiptarëve, i ndryshohet dita ditës karakteri historik i vërtet i tij, duke e përjashtuar elementin dhe praninë kontinuele historike shqiptare duke qenë parreshtur pjesmarrëse në mbrojtjen dhe vendosjen e fatit të këtij qyteti të rëndësishëm.

Statuja e “Car Dushanit”, pushtuesit të tokave shqiptare dhe terrorizues i popullsisë autoktone, shpreh dhe simbolizon edhe një herë oreksin e madh të pushtuesëve sllavë duke shprehur dhe manifestuar në sy të botës shovinizmin e tyre ndaj shqiptarëve në këtë shtet. Partitë shqiptare, pozita infantile dhe e pafuqishme në pushtet dhe opozita e përgjumur, tregojnë edhe një herë inferioritetin e tyre duke pranuar heshturazi realitetin tragji-komik të këtij denigrimi”, thuhet ne reagimin e Diaspora e Shqiptarëve të Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat