Zgjohu: ‘Car Dushani’ dëmton marrëdhëniet ndëretnike

Maqedonia

Zgjohu: ‘Car Dushani’ dëmton marrëdhëniet ndëretnike

Më: 4 dhjetor 2013 Në ora: 23:30

Lëvizjet qytetare dhe diaspora reagojnë ndaj vendosjes së përmendores së Car Dushanit në qendër të Shkupit. Lëvizja “Zgjohu” thekson se vendosja e një figure të tillë është kundërshtuese dhe njëkohësisht dëshmon faktin se projekti “Shkupi 2014” është mono-etnik dhe mono-fetar. Nga kjo lëvizje theksojnë se kjo përmendore, është po aq irrituese dhe e dëmshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend, po aq sa projektet famëkeqe të mëparshme, enciklopedia, kisha në kala etj.

“Vendosja e një figure të tillë është kundërshtuese nga disa aspekte. Së pari, ngritja e përmendores së një pushtuesi serb flet për krizën e identitetit ose serbofilinë e atyre që e kanë vendosur. Së dyti, në kohë krizë ekonomike dhe varfëri të skajshme, vazhdohet me vendosjen e përmendoreve, me të cilat po tallet gjithë bota e civilizuar. Së treti, kjo përmendore e pa pranueshme vendoset akoma pa u vendosur përmendoret e figurave të ndritura shqiptare”.

Lidhur me vendosjen e përmendores së Car Dushanit ka reaguar edhe Diaspora shqiptarë. Në reagimin e saj shprehet shqetësimi për vazhdimin e politikave diskriminuese nacionaliste dhe skandaloze të qeverisë, në kuadër projektit “Shkupi 2014”.

“Përmendorja e Car Dushanit, pushtuesit të tokave shqiptare dhe terrorizues i popullsisë autoktone, shprehë dhe simbolizon edhe një herë oreksin e madh të pushtuesve sllavë duke manifestuar në sy të botës shovinizmin e tyre ndaj shqiptarëve në këtë shtet. Partitë shqiptare, pozita infantile dhe e pafuqishme në pushtet dhe opozita e përgjumur, tregojnë edhe një herë inferioritetin e tyre, duke pranuar në heshtje realitetin tragji-komik të këtij denigrimi”.

Ndërsa shumë aktorë të jetës politike dhe shoqërore po ngrenë zërin ndaj kësaj përmendoreje, autoritetet ende mbajnë të fshehur porositësin dhe sponsorizuesin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat