Zhernovski: Kamerat do të tregojnë të vertetën për Car Dushanin

Maqedonia

Zhernovski: Kamerat do të tregojnë të vertetën për Car Dushanin

Më: 8 dhjetor 2013 Në ora: 12:08

Kryetari i komunës Qendër në Shkup, Andrej Zhernovski deklaroi për mediat se kamerat e sigurisë do të zbulojnë se kush dhe kur u vendos përmendorja e mbretit serb Car Dushani në Shkup, në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Përgjegjësinë për vendosjen e përmenddores së Car Dushanit e kanë refuzuar institucione si komuna Qendër, Ministria e Kulturës dhe Qyteti i Shkupit. Për këtë arsye kryetari i komunës Qendër në Shkupi Andrej Zhernovzki në një deklaratë për median ka theksuar se materiali video do të tregojë se kush e ka vendosur fshehtas përmendoren e Car Dushanit. Pas kësaj Ministria e Kulturës nuk do të mund të shmangë përgjegjësinë në adresë të dikujt tjetër, ka theksuar Zhernovski, i cili e ka quajtur si ilegale vendosjen e kësaj përmendoreje, dhe që nuk figuron në vendimet e komunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat