Ali Ahmeti: Takimet tona një referendum i shqiptarëve që i thonë JO një presidenti pa marrëveshje

Maqedonia

Ali Ahmeti: Takimet tona një referendum i shqiptarëve që i thonë JO një presidenti pa marrëveshje

Më: 31 mars 2014 Në ora: 09:41

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në një takim të zhvilluar me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët në Gostivar, foli për mospjesëmarrjen në zgjedhjet Presidenciale nga ana e BDI-së dhe idenë për president koncensual. Ahmeti tha se takimet dhe tubimet janë një referendum i shqiptarëve që i thonë JO një presidenti pa marrëveshje.

Më poshtë fjalimi i Liderit të BDI-së Ali Ahmeti në Gostivar:

"Ne kemi vënë një ide për ti çuar proceset politike dhe kombëtare përpara, pa dashur dhe pa menduar që dikë do ta vendosim në siklet, që dokëdo ta vendosim në vështirësi dhe udhëkryq. Ideja është qellim mirë që të avancohet edhe më tej Marrëveshja paqësore e Ohrit. Të reflektoj edhe më tej një dokument shumë i rëndësishëm siç është Marrëveshja paqësore e Ohrit për afrimin palëve dhe për avancimin e palës tjetër q[ ishte e diskriminuar, margjinailizuar, mbivotuar dhe kjo palë ishte pala shqiptare. Ne nuk mendojmë për të sjell[ t[ kija për të tjerët sepse siç duam të mirën tonë, nuk asgjë e keqe tu ndodhë fqinj[ve dhe bashkë qytetarëve tanë. Presidenti koncensual apo ti themi troç e shqip kandidati me marrëveshje prej palëve që kanë legjitimitetin sepse ky është konsensualitetin të merren vesh për një kandidat i cilido të bëje fushatë edhe tek shqiptarët. Cili nga kandidatët deri më tani e bëri këtë, asnjëri sepse nuk ishte një përpunim të idesë nga pala më e madhe dhe ideja duhej të vinte nga pala më e madhe numerikisht nga pala maqedonase si shumicë që ta shtroje për zgjidhje sepse ai që numerikisht është më shumë i takon të udhëheq edhe me idetë që krijojnë vizion, perspektivë dhe ardhmëri për një vend. Ne jemi një vend, një shtet prej dy popujve numerikisht më të mëdhenj, popullit maqedonas dhe shqiptar. Jemi dy milion sa që vendet pak më larg nesh bëjnë një miting që do të thotë se ne jemi sa një miting në një vend tjetër. Pse të mos ulemi të bashkëbisedojmë dhe ti kthjellojmë mendjet tona, ti heqim komplekset, ti heqim mendimet e gabuara dhe të mos shihemi me njëri tjetrin në shënjestër, por t[ shihemi si njerëz që jetojmë dhe ndajmë fatet në hapësirat e përbashkëta, sepse kështu ka rastësisë historia. Në nj[ takim u kam thënë udhëheqësve maqedonas, mbase nuk do të kishit dashur që të mos ketë asnjë shqiptarë në Maqedoni, por ja që nuk ka ndodh dhe nuk do të ndodh mbase edhe unë ka mundësi që të kem dashur që asnjë maqedonas të mos ketë në Maqedoni, por ndodh. Këto hapësira që i kemi të ulemi bashkërisht dhe të mos na pengoje kultura e njëri tjetrit, të mos na pengoje kultura e njëri tjetrit sepse ne nuk mund ta ndryshojmë. Janë përpjekur para jush u thash atyre me sëpatë e bajonetë, na kanë korrë e kositur por nuk na zhbinë nga vendi, toka jonë. Të largohemi nga mentalitetet e së kaluarës sepse kohërat kanë ndryshuar, Marrëveshja e Ohrit ndryshoi statusin politik dhe juridik të shqiptarëve në Maqedoni dhe i bëri me tapi shqiptarët, me tapinë e vetë që ua kishin mohuar të tjerët me decenie e decenie më parë. Ne nuk bëjmë shaka, ne nuk bëjmë majtap dhe këtë e dinë edhe oponentët tanë, edhe partitë politike të bashkëqytetarëve tanë maqedonas që ne nuk tërhiqmi dhe ky takim dhe gjitha takimet tjera janë një referendum i shqiptarëve që i thonë JO një presidenti pa marrëveshje dhe duam një president që palët që kanë legjitimitet të ulën dhe të zgjedhin modalitet që do vendosen do shihet në kohën kur ideja të shtrohet në tavolinë, a e zgjedhim në parlament, a e zgjedhim me bisedime dhe mirëkuptim duke ua paraqitur elektoratit kjo është çështje kohe kur ti vjen momenti për zgjidhje, por ne e kemi shtruar idenë Bujrum të gjithëve të bisedojmë e negociojmë që të gjejmë zgjidhje. Ata të cilët thonë se ideja jonë po i frikëson, unë u them në emër të 150 mijë votuesve të Bashkimit Demokratik për Integrim të mos frikësohen, por të marrin guxim për veprim për procese që na afrojnë me Evrope e NATO. Atyre që thonë që ne jemi kundër kandidatit shqiptar, ju themi se nëse e kanë për komb Bashkimi Demokratik për Integrim aty ku ata e vënë këmbën ne e vëmë kokën, por nuk e kanë për çështje kombëtare, e kanë për pazare ditore politike. Edhe njëherë e përsëris me përgjegjësinë më të lartë aty ku ata e vënë këmbën ne kokën e vendojmë për çështjen kombëtare por se kanë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat