Policia maqedonase shpall komandant të UÇK-së, “berberin e Kumanovës”! (video)

Maqedonia

Policia maqedonase shpall komandant të UÇK-së, “berberin e Kumanovës”! (video)

Më: 11 maj 2015 Në ora: 10:14

Përmes një video-publikimi të policisë maqedonase u tregua fytyra e vetëm pesë personave për të cilët thuhet se janë të përfshirë në betejën e armatosur gjatë dy ditëve të fundit në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Shumë qytetarë nga ky qytet u paraqitën në redaksinë tonë dhe pohonin saktë se bëhet fjalë “për berberin e mëhallës së tyre”. Ky informacion ka ngritur dyshimë të mëdha në opinion se beriberi në fjalë a është pjesë e grupit të armatosur apo viktimë e rastit.

Deri më tani të arrestuarit duhet ti vizitojë Zyra e Avokatit të popullit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore dhe p[ër të verifikuar nëse janë respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.

Edhe beriberi në fjalë nga Kumanova nuk ka dhënë asnjë deklaratë se vallë është pjesëtarë i grupit të armatosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat