Të arrestuarit që i tregoi policia, janë ‘komshinj’ të kumanovarëve!

Maqedonia

Të arrestuarit që i tregoi policia, janë ‘komshinj’ të kumanovarëve!

Më: 11 maj 2015 Në ora: 10:30

Sandra Tomovska, raportuesja e televizionit Telma nga Maqedonia në një pjesë të raportit të saj për zhvillimet në Kumanovë thotë se pas publikimit të video-xhirimit nga policia të personave të arrestuar se gjoja janë të përfshirë në përleshjet e armatosura ditëve të fundit në Lagjen e Trimave, kumanovarët i kanë parë dhe identifikuar fqinjët e tyre dhe asgjë më shumë.

Sipas tyre, këta janë nga Kumanova dhe bëhet fjalë për njerëz familjar, të ndershëm dhe asnjëherë problematik. Sipas këtij raporti gazetaresk këta persona të publikuar me fotografinë e tyre asnjëherë nuk janë të përfshirë dhe nuk kanë luftuar në luftën e vitit 2001 në Kumanovë por as edhe në luftën në Kosovë në vitin 1999.

Për momentin popullata civile po kthehet në vendbanimet e tyre. Polici në Lagjen e Trimave nuk ka, ajo është larguar nga Kumanova, momentalisht nuk ka rrymë. Kjo është gjendja momentale në lagjen e Trimave në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat