BESA kërkon nga MPB-ja të njoftoj për gjendjen e civilëve në Lagjen e Trimave

Maqedonia

BESA kërkon nga MPB-ja të njoftoj për gjendjen e civilëve në Lagjen e Trimave

Më: 11 maj 2015 Në ora: 22:31

Pasi që institucionet nuk kanë dhënë informacione më shumë për gjendjen e civilëve të Kumanovës, përmes kësaj komunikate kërkojmë që Ministria e Punëve të Brendshme të dalë me informacione zyrtare se cila është gjendja e civilëve të Lagjes së Trimave. Me këtë rast kërkojmë nga partnerët “kualitativë”, VMRO-DPMNE dhe BDI, të deklarohet se a ka nga të vrarit edhe civilë shqiptarë? Dhe, e dyta, çfarë ndodhë me të arrestuarit, a ka aty edhe civilë shqiptarë, që sipas një tradite të mëparshme të veprimtarisë së MPB-së, mund të futen në procese të montuara gjyqësore në emër të gjoja “veprimtarisë armiqësore”?, thuhet në reagimin e Besës.

Ne jemi të interesuar shumë që mos të na përsëritet historia e proceseve të tilla, andaj kërkojmë që sa më shpejt të ndahet saktë dhe drejt se kush ka qenë civil dhe kush ka qenë pjesëmarrës i aksioneve të armatosura. Sot u bëjmë thirrje edhe shoqatave humanitare që të organizohen sa më shpejt, që popullatës se Lagjes së Trimave t’ua ofrojnë ndihmën e nevojshme për kthimin e jetës normale. Po ashtu kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ndihmojë në përcjelljen e gjendjes së të arrestuarve, në vlerësimin e dëmeve të luftimeve dhe në ngritjen e një procesi të drejtë ndërkombëtar për hetimin e rastit të Kumanovës, për zbulimin e porositësve të atij aksioni dhe të motiveve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat