BDI thotë se brenga më e madhe ishin fiktimat civile!

Maqedonia

BDI thotë se brenga më e madhe ishin fiktimat civile!

Më: 12 maj 2015 Në ora: 15:38

Të nderuar bashkëqytetarë të Kumanovës, ne deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nga rajoni i Likoves dhe Kumanoves nëpërmjet kësaj kumtese dëshirojmë të përcjellim edhe njëherë keqardhje të thellë për situatën në të cilën kaluam ne si qytetarë të Kumanovës e vecanërisht banorët e lagjes së Trimave gjatë këtyre dy ditëve shumë të vështira për gjithë ne.

Ajo cfarë është me rëndësi në këtë moment është fakti se nuk ka viktima civile, që ishte brenga jonë më e madhe. Këtë lajm të mirë e konfirmuam edhe gjatë vizitës tonë në lagjen e përfshirë në konflikt.

Në të njëjtën kohë, përshëndesim qëndrimin e matur dhe vetëpërmbajtjen e qytetarëve të Kumanovës, të cilët në momente më kritike treguan gjakftohtësi dhe qetësi, duke u përballur mençurisht me klimën e tensionuar dhe rrethanat e jashtëzakonshme. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat