Shaqiri: Kumanova nuk e meritoi këtë (Video)

Maqedonia

Shaqiri: Kumanova nuk e meritoi këtë (Video)

Më: 12 maj 2015 Në ora: 18:39

Një nga veprimtarët e njohur politik kumanovar, Hysni Shaqiri deklaroi për Zërin e Amerikës se Kumanova nuk e meritoi këtë që i ndodhi, ndërsa përgjegjësia u takon politikanëve shqiptarë dhe qeverisë maqedonase.

"Ali Ahmeti dhe gjithë politikanët tjerë shqiptarë, duhej të kishin takuar ata njerëz dhe ti bindnin që të mos vinte deri te konfrontimi dhe të mos pësonte popullata e Lagjes së Trimave, të gjithë ato trauma dhe dëme të mëdha në pronën e tyre", deklaroi Shaqiri, duke vlerësuar se ndërhyrja e forcave policore në Kumanovë paraqiste rrezik të lartë për banorët për shkak të dendësisë së popullatës në atë lagje.

Ai thotë se politikanët e papërgjegjshëm, sidomos ata shqiptarë, kanë bërë që popullata jo vetëm e kësaj zone, të jetë në një pozitë të mjerueshme.

Shaqiri, i cili ka qenë deputet dhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë, pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe vjen nga zona e Kumanovës, vlerëson se politika e këtillë e drejtuar nga ky pushtet dhe kryeministri Nikolla Gruevski e çojnë vendin drejt shkatërrimit. Ai mendon se shqiptarët nuk kanë nevojë, as interes për ndonjë konflikt të armatosur. Ai mendon se shqiptarët e Maqedonisë janë të diskriminuar edhe për shkak të statusit juridik-kushtetues të tyre në këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat