Kumanovë, vazhdojnë të zbresin ndihma të shumta

Maqedonia

Kumanovë, vazhdojnë të zbresin ndihma të shumta

Më: 14 maj 2015 Në ora: 23:30

Ndihma të shumta vijnë nga vende të ndryshme për nevojat e banorëve të Lagjes së trimave në Kumanovë. Ushqim, veshmbathje, preparate për higjienë dhe inventar për shtëpitë e tyre. Donatorët apelojnë për solidarizim.

“Falënderoj nga zemra gjithë biznesin dibran që ma mundësuan dhe përkrahën këtë humanizëm të madh për t’u dalë zot, vëllezërve tanë në Kumanovë. I gëzohem faktit se vijmë për solidarizim dhe jo për viktima dhe të vrarë”, theksoi Vullnet Kërkuti, Donator nga Dibra e Madhe.
“Për herë të parë na vijnë ndihma si divanë dhe batanije. Mendoj se është një ide e mirë për opinionin që ta dijë se në këtë lagje aq të shkatërruar, mungojnë edhe diçka të tilla. Shpresojmë që edhe qytetet e tjera së shpejti do të na dalin në ndihmë”, u shpreh Ismail Xheladini, Koordinator i donacioneve.

Nga Qendra për Solidarizim dhe Avancim, banorëve të Lagjes së trimave i kanë mundësuar paketën për konsumimin e gjërave kryesisht personale nëpër vetëshërbime, për 6 muaj me radhë.
“Ideja jonë është që të përfshihen rreth 50 familje në një periudhë 6 mujore, në formë parapagese në shumën 100 euro në muaj, t’i drejtohen vetëshërbimeve këtu në Kumanovë dhe të konsumojnë gjërat për të cilat kanë nevojë më së shumti”, tha Baki Ukshini, Qendra për Solidarizim dhe Avancim.
Banorëve të cilëve nuk i është verifikuar dëmi nga Komisioni për verifikimin e dëmeve, u bëhet thirrje që deri me datën 16 maj, të paraqiten në zyrat e këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat