Forca të shtuara të policisë vërehen në Kumanovë

Maqedonia

Forca të shtuara të policisë vërehen në Kumanovë

Më: 15 maj 2015 Në ora: 06:50

Në orët e vona të natës së sontme është raportuar se forca të shumta policore po frekuentojnë nëpër Kumanovë në "Lagjen e Trimave".

Televizioni lokal "Hana" ka raportuar se ‘forca të shumta kanë bllokuar rrugën tek Xhamia e vjetër deri tek Gjykata’.

Arsye te sigurta ende nuk janë bërë të ditura për këtë aksion të papritur të forcave maqedonase në Kumanovë.

Prokuroria ka shqiptuar masën e paraburgimit për 25 persona që dyshohen për pjesëmarrje në përleshjet e armatosura të shtunën e kaluar në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat