HRW heton trajtimin e të burgosurve dhe viktimave në Maqedoni

Maqedonia

HRW heton trajtimin e të burgosurve dhe viktimave në Maqedoni

Më: 15 maj 2015 Në ora: 14:57

Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoni ka ftuar përfaqësuesit e Human Rights Watch (HRW), që të hetojnë incidentin në Kumanovë dhe pasojat e tij, me theks të veçantë në trajtimin e të burgosurve dhe viktimave.
Burime të Telegrafit, tregojnë se diplomacia kosovare tashmë i ka vendosur kontaktet me organizatat ndërkombëtare për t’u siguruar që shtetasit e arrestuar të Kosovës në Maqedoni janë trajtuar në pajtim me të drejtat e përcaktuara në Konventën Evropiane dhe me instrumentet tjera përkatëse për të drejtat e njeriut.

“Fati i të gjithëve që kanë qenë të përfshirë në incidentin në Kumanovë dhe familjet e tyre kanë qenë në qendër të vëmendjes së diplomacisë kosovare, prandaj janë ftuar të përfshihen edhe institucione kredibile e të pavarura ndërkombëtare në hetimin e tërësishëm të rastit”, thotë ky burim.

Ndryshe, kosovarëve të lënduar dhe të plagosur gjatë incidentit në Kumanovë, të cilët ishin dorëzuar, sipas raportimeve të mediave, i ishte vonuar edhe trajtimi adekuat mjekësor nga autoritetet maqedone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat